Sport

Spanja fiton Kupën e Botës: Pas finales, futbollistja që shënoi golin mëson se ka humbur të atin

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2023

Spanja fiton Kupën e Botës: Pas finales, futbollistja që

Golashënuesja e Spanjës, fituese e Kupës së Botës 2023, Olga Carmona, mësoi se babai i saj kishte ndërruar jetë pas finales së të dielës kundër Anglisë, ku Spanja triumfoi 1-0.

Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi për vdekjen e babait të saj. “Futbollistja mësoi lajmin e hidhur pas finales së Kupës së Botës. I dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta Olga-s dhe familjes së saj në një moment dhimbjeje të thellë,” shkroi federata. “Ne të duam, Olga, ti je historia e futbollit spanjoll.”

Spanja fiton Kupën e Botës: Pas finales, futbollistja që

Olga Carmona është konsideruar prej kohësh një nga talentet e futbollit spanjoll. Ajo ka thënë më parë se pasioni për sportin nisi pasi i ati regjistroi vëllezërrit e saj në futboll.

"Unë shkoja çdo mbrëmje për t'i parë ata të stërviten," tha ajo. “Përfundova duke dashur të luaj aq shumë sa i thashë vetes: “Pse të mos dal dhe të stërvitem me ta?”.

Spanja u bë vetëm vendi i dytë, pas Gjermanisë, që ka fituar turneun e meshkujve dhe femrave.