Presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, është kritikuar pasi puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës në Sydney të dielën mbrëma.
Puthja – e dhënë në skenë gjatë ceremonisë zyrtare pas ndeshjes – u kap në kamera dhe shkaktoi zemërim në rrjetet sociale.
Jenni Hermoso tha në një transmetim të drejtpërdrejtë më pas se “nuk i pëlqeu kjo”. Në komentet e dhëna më vonë për për Agence France-Presse, ajo tha: “Ishte një gjest reciprok krejtësisht spontan për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm që sjell fitorja e Kupës së Botës."
“Presidenti dhe unë kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sjellja e tij me të gjitha ne ka qenë e jashtëzakonshme dhe ishte një gjest i natyrshëm dashurie dhe mirënjohjeje.”
Luis Rubiales tha për Radio Marca se ishte një "gjest i parëndësishëm dashurie" dhe hodhi poshtë sugjerimet se puthja ishte e papërshtatshme.
Videot nga festimet tregojnë gjithashtu Rubiales duke puthur lojtaret e tjera në faqe dhe duke i përqafuar ato.
Në një mbrëmje plot ngjarje, federata zbuloi gjithashtu se kapitenia dhe ajo që shënoi golin e fitores për Spanjën, Olga Carmona, zbuloi pas ndeshjes se babai i saj kishte vdekur.