Muzika

Fero njofton largimin nga muzika, sepse do t’i përkushtohet fesë islame

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2023

Fero njofton largimin nga muzika, sepse do t’i përkushtohet fesë
Fero (emri i vërtetë i së cilit është Feronit Shabani) ka njoftuar sot përmes një postimi në Instagram se do të heqë dorë nga muzika, për shkak se do t’i dedikohet besimit dhe fesë islame.

“Përshëndetje miq! Dua t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kaluar. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës. Arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth fesë islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye, kam vendosur që të lë muzikën dhe t’i përkushtohem fesë islame dhe familjes sime”.

Më tej, Fero vijon:

“Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë dhe pendohem tek Allahu, Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që kam kënduar dhe çdo tekst që kam shkruar. I kërkoj falje familjes sime dhe gjithkujt që i kam bërë padrejtësi.Ju kërkoj të ma bëni hallall”.

Fero shtoi:

“Kam një mesazh për çdokënd që dëgjon këngët e mia. Le t’i fshijë ato këngë ose të mos i dëgjojë asnjëherë. Le të largohet nga kjo gjë e kotë! Secili njeri është i lirë të zgjedhë mënyrën se si ta jetojë jetën e tij”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

Këngëtari u bëri thirrje njerëzve që të ndjekin rrugën e tij.
 
“E di që do të ketë njerëz që do të më paragjykojnë, do të thonë se e dinë se çfarë mëkatesh kam bërë, etj, etj, mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresëh ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Me respekt, Feronit Shabani”, përfundoi ai.
 
Artikuj të sugjeruar: