Kinema & TV

Ndahet nga jeta Toto Cutugno

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2023

Ndahet nga jeta Toto Cutugno

Toto Cutugno, një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës italiane, u nda sot nga jeta në moshën 80-vjeçare në një spital në Milano.

Vdekja e kantautorit, i cili mbushi 80 vjeç në korrik, u raportua nga menaxheri i tij Danilo Mancuso, i cili shpjegoi se "pas një sëmundjeje të gjatë, gjendja e këngëtarit ishte përkeqësuar muajt e fundit".

Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, ishte një nga interpretuesit italianë më të njohur në shkallë botërore, fituesi i Eurovision Song Contest 1990 me këngën e tij "Insieme: 1992".

 

Cutugno fitoi Festivalin e Sanremos në 1980 me këngën “Solo Noi”. Ai ishte gjithashtu një nga kantautorët italianë më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke shkruar për artistë si Dalida, Adriano Celentano dhe Domenico Modugno.

Kënga e tij “L’Italiano”, e publikuar në vitin 1983, është përkthyer në shumë gjuhë dhe konsiderohet simbol i kulturës dhe identitetit italian. Kjo këngë e bëri atë një nga muzikantët italianë më të njohur në botë.