Serena Williams dhe Alexis Ohanian janë bërë prindër të një tjetër vajze.
“Mirë se erdhe, Adira River Ohanian,” shkroi bashkëthemeluesi i Reddit në Instagram. “Jam mirënjohës t’ju them se shtëpisë sonë po i bashkohet një vajzë e porsalindur e lumtur dhe e shëndetshme dhe një mama e lumtur dhe e shëndetshme.”
“Serena Williams më ke dhënë një dhuratë tjetër të pakrahasueshme,” shtoi sipërmarrësi i teknologjisë.
View this post on Instagram
Serena Williams njoftoi publikisht se ishte në pritje të ëmbël në Met Gala, në maj.
Legjenda e tenisit dhe Alexis Ohanian u martuan në vitin 2017 dhe në të njëjtin vit lindi vajza e tyre, Alexis Olympia Ohanian Jr.