Jennifer Aniston ka vërtet disa miq të mirë pranë vetes. Në një intervistë të re, ylli i “Friends” tha se shoku i vjetër, Adam Sandler, kujdeset që ajo ta dijë se njerëzit e duan, veçanërisht në ditët e saj më të vështira.
Në një intervistë për Wall Street Journal, Jennifer tha se Sandler dhe gruaja e tij, Jackie, i kanë dërguar lule çdo vit për Ditën e Nënës, që kur mësuan për betejat e saj me infertilitetin.
Aktorët kanë qenë miq të mirë prej vitesh, pasi kanë luajtur bashkë jo vetëm në filmat “Murder Mystery”, por edhe në komedinë romantike “Just go with it”.
Jennifer Aniston nuk ka fëmijë dhe në një intervistë të vitit 2022 me Allure foli për përpjekjet për të mbetur shtatzënë disa vite më parë.
“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua, rruga e krijimit të foshnjave" tha ajo, duke shpjeguar se kaloi nëpër procese të gjata të fertilizimit in vitro, pinte "çajra kinezë" dhe "bëri gjithçka" për të zgjidhur infertilitetin e saj.
Megjithatë, nuk funksionoi. “Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder.’ Thjesht nuk e mendon. Kështu që ja ku jam sot,” shtoi ajo.