Zendaya po shkon drejt një pamjeje të re.
Ylli i “Euphoria” ndryshoi totalisht pamje kohëve të fundit. Siç shihet në një foto selfie para pasqyrës, aktorja ka prerë flokët në një gjatësi mbi supe. Modeli është prerja “Rachel” dhe Zendaya duket yll.
“Duhej pak rifreskim" tha 26-vjeçarja.
Kjo nuk ishte hera e parë që Zendaya zgjodhi një model të ngjashëm. Në dhjetor, ajo u shfaq me flokë të prerë në stilin Bob në një event të “Euphoria” në Los Angeles.
“Rachel” është modeli ikonë i flokëve gjatë mesit të viteve '90 të emërtuar pas personazhit të famshëm të Jennifer Aniston te “Friends”.
Në fakt, vetë Aniston dikur e quajti pamjen "prerja më e shëmtuar e flokëve që ka parë ndonjëherë", në një intervistë të vitit 2011 me Allure.
- Ekspertja tregon: Shmangni këto 4 ushqime nëse doni që të mos ju bien flokët
- Larja e flokëve një herë në javë (edhe pse mund të duken të pastër) nuk është aq ide e mirë
- Look-u i ri i Kidës dhe Fifit do t’ju bindë të ndryshoni modelin e flokëve
- A e dini që edhe flokët kanë perioda? Ja çfarë duhet të bëni për t’i trajtuar
- ‘Bropper’ është realisht ngjyra më e bukur e flokëve për vjeshtë
- 4 zakone në dush që nxisin rënien e flokëve. Çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve