Kate Moss thuhet se dëshiron që gjysmë-motra e saj Lottie Moss të “ndalojë së foluri” me mediat për marrëdhënien e tyre.
Lottie, 25 vjeç, është vajza e Inger Solnordal dhe Peter Moss – ajo dhe Kate kanë të njëjtin baba.
Lottie u shfaq për herë të parë në një revistë në vitin 2011 kur u fotografua në fotot e dasmës së Kate si shoqëruese e nuses. Disa vite më vonë, ajo nënshkrua si modele për Storm Management.
Në fillim të këtij muaji, Lottie pranoi se të qenit motra e supermodeles Kate Moss e ndihmoi të futej në botën e modelingut, por pretendoi se të dyja nuk kanë qenë kurrë të afërta.
Ajo tha për revistën Fabulous: “Unë dhe motra ime nuk kemi qenë kurrë të afërta. Ka një hendek të madh moshe. Unë nuk u rrita me një motër që na jepte para. Kishim një shtëpi të vogël me dy dhoma gjumi. Prindërit e mi kishin falimentuar. Shkollën time private e kam paguar vetë me paratë që kam bërë nga modelingu.”
Gjatë të njëjtit bisedë, Lottie mohoi thashethemet se ka fjetur me Spencer Matthews, i cili është i martuar. Edhe në këtë pikë mendohet se Kate ndihet e turpëruar, pasi rrëfimi shkon përtej qasjes së Kate e cila ka një mantra në jetë: “mos u anko, mos jep shpjegime.”
Sipas burimeve për Mirror, Kate-it "i duket e gjitha shumë e sikletshme dhe nuk do të donte të kishte lidhje.”
Gjatë bisedës në revistën Fabulous, Lottie theksoi se nuk i mban mëri motrës.
“Ajo nuk ka pse të dëshirojë të ketë një marrëdhënie me mua. Kur isha më e re, nuk mund ta kuptoja. Mendoja: ‘Pse dikush në familjen time nuk dëshiron të ketë një raport me mua? Nuk e kuptoj.'
"Por tani kam mësuar, veçanërisht duke folur me miqtë e tjerë që nuk flasin me mamin ose babin e tyre, se familja është e komplikuar. Vetëm për shkak se ajo është një modele me të vërtetë e nivelit të lartë, nuk do të thotë se është ndryshe nga ne. Ajo është motra ime, por thjesht nuk jemi të afërta.”