Ditë e re, lajm i ri për Feron dhe Arbenitën. Këtë herë, njerëzit mendojnë se dyshja është pajtuar sërish, pas akuzave dhe kallëzimit për dhunë që Arbenita bëri ndaj Feros.
Pse njerëzit mendojnë kështu? Për shkak se Arbenita dhe Fero kanë postuar respektivisht video dhe foto nga e njëjta makinë. Së pari, modelja postoi këtë video në TikTok, ku shkruante: "Unë që po divorcohem, duke parë makinat që marrin nuse këtë verë".
E më pas, Fero dha lajmin se do të tërhiqet nga muzika sepse do t’i përkushtohet fesë islame.
Vieë this post on Instagram
Qartazi, sediljet tregojnë se kemi të bëjmë me të njëjtën makinë dhe njerëzit e kanë vënë re detajin dhe s’i kanë kursyer komentet në videon e Arbenitës.
Një tjetër komentues, thotë se i ka parë së bashku:
Disa ditë më parë nëpër rrjetet sociale qarkulloi një video, në të cilën Fero dhe Arbenita ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Video u publikua nga 'Prive' dhe dyshja ishte xhiruar në Gjilan.