Le të bëjmë bashkë një udhëtim pas në kohë! Nëse jeni brezi i fëmijëve të viteve ‘90 është e pamundur që të mos i kujtoni këto modele sandalesh prej gome të tejdukshme, por ngjyra-ngjyra.
Jo vetëm kapëset e flokëve, bluzat me shkëlqim apo xhinset janë rikthyer si trende, por edhe sandalet prej gome janë rikthyer për një arsye të bukur: si kujtime të dashura të modës gjatë fëmijërisë apo adoleshencës sonë.
Rikthimi i kësaj tendence mund të jetë tronditje për shumëkënd, por ka një rregull në modë: tendencat rikthehen! "Gjithçka e vjetër është përsëri e re dhe sandalet prej gome janë një opsion i rehatshëm, për të cilin kemi nostalgji dhe krenohemi,” thotë Blake Newby, një eksperte stili.
Këto modele sandalesh nuk janë thjesht e vetëm një mbyllje kapitulli me të kalurën, përkundrazi. Janë të lezetshme dhe funksionale në ecje.
Përpara se të përjetoni nostalgjinë e fëmijërisë apo adoleshencës suaj, ne ju prezantojmë 10+ modelet e sandaleve prej gome që mund t’i vishni deri ditën e fundit të verës.











