Kinema & TV

Ovacione të shumta: Adam Driver përlotet nga vlerësimet për filmin “Ferrari”

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2023

 

Ovacione të shumta: Adam Driver përlotet nga vlerësimet për
Getty Images

Adam Driver nuk i mbajti dot emocionet pas ovacioneve të shumta, ku salla u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për më shumë se 6 miniuta për filmin “Ferrari”. Filmi u shfaq në Festivalin e Filmit në Venencia dhe Adam u përlot nga vlerësimet e shumta.

Ovacione të shumta: Adam Driver përlotet nga vlerësimet për
Instagram


Aktori 39-vjeçar luan rolin e Enzo Ferrari dhe për 3 muaj, tregon jetën e tij, sfidat, problemet me paratë, vdekjen e djalit dhe një sekret që del në dritë: Enzo ka një fëmijë të jashtëligjshëm dhe bashkëshortja e tij e zbulon.

Ovacione të shumta: Adam Driver përlotet nga vlerësimet për
Neon


Driver dhe regjisori, Michael Mann kanë bërë maksimumin për ta promovuar filmin e tyre, i cili nuk është krijuar nga një studio e madhe dhe e mirënjohur kinematografike, por sërish, ia ka dalë që falë punës dhe talentit të kastit, të përcjellë artin e kinemasë.

Ovacione të shumta: Adam Driver përlotet nga vlerësimet për
Instagram


Sipas përshtypjeve, “Ferrari” është “mbërthyes dhe mjeshtëror”. Juria e konsideroi si një film të errët që të përthith shpejt dhe po, jemi më kuriozë se kurrë për ta parë.

Ovacione të shumta: Adam Driver përlotet nga vlerësimet për
Instagram


Adam është një aktor goxha i njohur në Festivalin e Filmit në Venecia, veçanërisht pas dramës “Marriage Story” (2019), ku u nominua edhe për çmimin Oscar. “Ferrari” shënon edhe rikthimin e regjisorit Mann, i cili ka krijuar kryevepra si: “Heat”, “The Insider”, “Ali” etj.