“Love Island Albania” nisi me të reja, drama, histori pikante dhe me 10 karaktere interesante, të cilët presin të gjejnë dashurinë në këtë program.
Deri më tani, 10 konkurrentë po njihen me njëri-tjetrin:
Ilda Mema
View this post on Instagram
Ilda është 28 vjeç dhe ka mbaruar studimet në degën Marrëdhënie me Publikun dhe tre cilësitë e saj, sipas miqve, janë: e fortë, dinamike dhe pozitive. Ilda zbuloi edhe arsyen pse po merr pjesë në këtë program: Për të gjetur shpirtin binjak dhe për të treguar veten në një tjetër dimension.
Artemis Popllo
View this post on Instagram
Artemis është 22 vjeç dhe jeton në Londër. Ajo është “mami i shoqërisë” dhe nga emisioni kërkon një përvojë të re, të cilën s’e gjen dot në përditshmëri dhe sigurisht, dashurinë e jetës.
Sofiela Kolaveri
View this post on Instagram
Sofiela është 33 vjeç, punon si bariste në një klub striptizmi në Gjermani. Ajo ka 3 ose 3 vite e gjysmë single dhe nga “Love Island Albania” kërkon një burrë tamam, ama, ka një zakon të keq: S’ka shumë durim.
Amadea Goxhaj
View this post on Instagram
Amadea është 21 vjeç dhe është makeup artist. Ajo është “princesha” e shoqërisë dhe nga “Love Island Albania” kërkon dashurinë dhe famën. Amadea mendon se është super mega seksi dhe se në program, do të jetë një bombë!
Iris
View this post on Instagram
Iris është 22 vjeç, studente dhe jeton në Itali. Ajo jep këshilla për miqtë, është shumë e sinqertë dhe ka pasion leximin dhe udhëtimet. Prej 1 viti është single dhe për ta ndryshuar këtë, duhet një çun i gjatë, brun, me karakter të fortë.
Tre tiparet e saj më të mira janë: Është seksi, seksi, seksi!
Siç edhe e kuptuat, s’ia morëm vesh mbiemrin, edhe pse gërmuam në profilin e saj në Instagram.
Gleni Gjura
View this post on Instagram
Është 25 vjeç, i lindur në Peshkopi dhe i rritur në Londër. Gleni është kontabilist i biznesit të tij familjar. Ai kërkon një vajzë shqiptare (s’e dimë pse). Ka 2 pika të forta: Vetëbesimin dhe flokët e bukura dhe voluminozë (Unë po qaj në cep, me dy fije flokë).
Salion Preçeta
View this post on Instagram
Salioni është 23 vjeç dhe banon në Tiranë. Merret me marketing dhe modeling. Prej disa muajsh është single dhe kërkon një përvojë të re. Ai kërkon një gocë të gjatë, brune dhe elegante, por është i hapur edhe për një bionde.
Aleksandros Lushaj
View this post on Instagram
Që prej emrit, e kuptuat që jeton në Greqi. Ai është psikologu i miqve dhe ka qenë edhe në “Love Island Greece”, por s’ka pasur shumë fat. Aleksandros ka shumë besim te vetja dhe do një vajzë të buzëqeshur dhe me humor. Ka një mision në jetë: Të shpërndajë pozitivitet.
Sergei Sanaj
View this post on Instagram
Sergei është 22 vjeç, inxhinier elektronik dhe s’ka qenë kurrë i lidhur, ama edhe kurrë vetëm. Sergei kërkon një partnere me forma sensuale (???) dhe të jetë shumë xheloze që ta mbajë vetëm për vete. Ok, pra e kuptuam që do gocat toksike.
Stiv Drasa
View this post on Instagram
Stivi është 34 vjeç dhe ka një zemër “të bukur”, mendje të pistë dhe është karizmatik. Stivi flirton sipas mënyrës klasike: Me një buzëqeshje dhe shkelje syri. ;) Prindërit i kanë lënë si porosi të mos kthehet pa nuse në shtëpi. *Shtojmë Amanet nga Vesa Luma*.
Arlind Gashi
View this post on Instagram
Arlindi është 34 vjeç, gentleman, jeton në Gjermani dhe ka disa biznese. Ka një zakon të keq: S’thotë dot jo dhe s’ia prish qejfin njeriun. Ai ka tre kërkesa për partneren ideale: Të jetë mendjehapur, pak e zgjuar dhe të përshtatet me të në jetë. Arlindi ka tradhtuar, por s’është krenar për këtë.
Aplikimet në "Love Island Albania" vijojnë, ndaj nëse e ke me qejf të njohësh dikë, apliko!
View this post on Instagram