Femijë

Rrisin fëmijët më të lumtur në botë: 6 gjërat që holandezët nuk i bëjnë kurrë, sipas psikologes

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2023

Rrisin fëmijët më të lumtur në botë: 6 gjërat

Veronique van der Kleij është një psikologe fëmijësh në Holandë, njëherësh edhe nënë e dy vajzave të mitura. Ndër vite, puna me fëmijë e ka përballur me modele të ndryshme prindërimi, por në Holandë duket se prindërit kanë diçka speciale që i bën ata të rrisin brezin e fëmijëve më të lumtur në të gjithë botën.

Çfarë ndodh me prindërit holandezë që rrisin fëmijë të lumtur dhe praktik në gjetjen e zgjidhjeve në situata problematike? Ja gjashtë sekretet:

Rrisin fëmijët më të lumtur në botë: 6 gjërat

Fëmijët nuk shkojnë në shkollë me makinë, kur mund të përdoret biçikleta

Në Holandë ka një kulturë të madhe çiklizmi dhe kjo ngjizet që në moshë të vogël. Sapo një fëmijë mund të ulet apo mbërthehet në pjesën e përparme të biçikletës së prindit, ata zgjedhin biçikletën në çdo lloj moti. Ecja me biçikletë në mes të shiut, erës apo të ftohtit i mëson fëmijët se pavarësisht se çfarë pengesash hasin në jetë, ata do të jenë në gjendje t’i kalojnë ato.

Nuk i ndjekin fëmijët nga pas nëpër kënde lojërash

Është shumë e zakonshme të shohësh fëmijë holandezë të vrapojnë të lirë në parqe lojërash dhe pa mbikëqyrjen e prindërve apo gjyshërve. Fëmijët holandezë inkurajohen që në moshë të vogël të eksplorojnë mjedisin, të besojnë te vetja dhe ta pastrojnë vetë pluhurin apo baltën nga trupi sa herë rrëzohen.

Prindërit nuk punojnë më shumë se 40 orë në javë

Një nga arsyet më të mëdha pse holandezët janë kaq të lumtur është se ata vlerësojnë ekuilibrin punë-jetë. Një studim i vitit 2021 zbuloi se gati gjysma e fuqisë punëtore në Holandë kishte punë me kohë të pjesshme. Të kesh kohë të dedikuar për shtëpinë do të thotë më shumë hapësirë për aktivitete me fëmijët, si lojëra, sporte, etj.

Kurrë nuk konsumojnë vakte të ndarë nga fëmijët

Prindërit holandezë hanë të paktën një vakt së bashku çdo ditë sepse vetëm kështu pjesëtarët e familjes lidhen dhe të flasin për ditën e tyre dhe çdo temë tjetër. Ndjenja e lidhjes përmirëson shëndetin mendor të gjithë familjes dhe kontribuon për fëmijë më të lumtur dhe më të ekuilibruar emocionalisht.

Rrisin fëmijët më të lumtur në botë: 6 gjërat

Janë striktë në oraret e fëmijëve

Fëmijëve holandezë u jepet vazhdimisht një orar i qartë ditor që u lejon atyre më shumë gjumë dhe stabilitet. Fëmijët e edukuar kanë nevojë për rregulla, pushim dhe higjienë. Kjo i ndihmon ata të ndihen të sigurt dhe rehat duke eksploruar të panjohurën.

“Mendimi im është fjala e fundit”/ Prindërit holandezë nuk e thonë kurrë këtë

Prindërit holandezë duan t'i bëjnë fëmijët të ndihen të vlerësuar dhe të dëgjuar. Ata i përfshijnë në procesin e vendimmarrjes sapo të vegjëlit kuptojnë gjuhën dhe arrijnë të komunikojnë. Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë të negociojnë dhe të vendosin kufijtë personalë që në moshë të re. Kur mendimet e fëmijëve dëgjohen, ata kanë më shumë shanse të zhvillojnë një ndjenjë vetëvlerësimi pozitiv.