Celebrity

Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen sërish në Portugali

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2023

Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen sërish në Portugali 
Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen edhe një herë tjetër në Portugali, në mënyrë që edhe familja e saj të mund të festojë së bashku me çiftin ditën më të lumtur të dashurisë së tyre.
 
Chris dhe Alba u martuan në fundjavë në një ceremoni private në shtëpinë e tij dhe sipas burimeve, do të ketë një tjetër dasmë në Portugali. “Do të bëhet një tjetër mbledhje në Portugali për anëtarët e familjes së Alba-s që s’mund të ishin në Massachusetts, gjatë kësaj jave besoj”, u shpreh burimi, duke shtuar se çifti planifikon që të shkojë në Portugali për muajin e mjaltit.

Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen sërish në Portugali

Aktori 42-vjeçar dhe bashkëshortja, 26 vjeç, u martuan një ceremoni shumë private, në të cilën ishin prezentë miq dhe familjarë të çiftit. Lista e të ftuarve përfshinte ndër të tjerë persona, edhe kolegët e Evans, si: Robert Downey Jr, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.

Ylli i “Avengers” dhe aktorja e “Mrs. Harris Goes to Paris” u përfolën për romancën e tyre në nëntor të vitit 2022, kur një burim tha për People se dyshja është lidhur prej një viti.

Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen sërish në Portugali
 
“Ata janë të dashuruar dhe Chris s’ka qenë kurrë më i lumtur”, tha burimi asokohe dhe e quajti marrëdhënien “serioze”, duke shtuar se edhe miqtë dhe familjarët e adhurojnë Alba-n.

Chris Evans dhe Alba Baptista do të martohen sërish në Portugali

Evans dhe Baptista e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre private dhe larg syve kureshtarë, megjithatë, aktori ka folur më parë për dëshirën për t’u martuar dhe krijuar një familje. Në një intervistë për People, Chris është shprehur: “Absolutisht, kjo është diçka që e dua, bashkëshortja, fëmijët, krijimi i një familjeje. Këto janë gjërat më të rëndësishme. E adhuroj idenë e traditës dhe ceremonisë”, ka thënë ai. 

Artikuj të sugjeruar: