Fundi i pushimeve sjell një përzierje emocionesh, mes tyre edhe frikë për rikthimin te rutina. Ndonëse perspektiva për t’u rikthyer të tavolina e punës mund të duket si një tranzicion i vështirë pas ditëve të pushimit, ka disa mënyra si mund ta menaxhoni me lehtësi.
Pini një kafe me kolegët
Shpesh, frika që ndiejmë kur kthehemi në punë lidhet edhe me frikën nga e panjohura. Çfarë ndodhi kur ne nuk ishim? A ka shkuar diçka keq? Çfarë planesh kemi në shtator? Të gjitha këto pyetje mund të marrin përgjigje nëse pini një kafe me kolegët pak para punës ose gjatë orarit të pushimit. Përpos kësaj, do të keni mundësi të shkëmbeni përvojat me njëri-tjetrin dhe do të jeni gati ta nisni ditën me energji të reja.
Përqafoni ndryshimin gradualisht
Kur të ktheheni në zyrë, kujtoni se është mëse normale që do t’ju duhet kohë të mësoheni me rutinën. Mos e mbingarkoni veten me detyra. Filloni duke parë listën e gjërave që keni për të bërë dhe jepini përparësi detyrave primare.
Rregulloni hapësirën e zyrës
Një ambient pune i rrëmujshëm mund të shkaktojë stres dhe mungesë motivimi. Merrni pak kohë dhe rregulloni tryezën e punës për të krijuar një mjedis më të organizuar. Për shembull, ne ju këshillojmë të vendosni lule natyrale në vazo, një citat motivues, një fotografi ose kristale nëse besoni te energjia e tyre.
Jepini përparësi kujdesit për veten
Në mes të rivendosjes së rutinës suaj të punës, është e rëndësishme të merrni parasysh edhe mirëqenien tuaj. Rikthimi në punë pas pushimeve nuk do të thotë të lini pas dore veten. Gjeni pak kohë për aktivitet fizik, joga ose kaloni kohë me njerëzit e dashur. Gjithashtu këshillohet të konsumoni një dietë të ekuilibruar dhe pije detoks.
Kjo periudhë është e përsosur për të përqafuar zakone më të shëndetshme. Për shembull, duhanpirësit mund të kalojnë në pajisje me ngrohje si IQOS, që nuk e djeg duhanin. Me IQOS mund të keni një eksperiencë pa zjarr, pa tym, pa hi, duke eleminuar aromën e pakëndshme nga rrobat, flokët dhe duart tuaja. Kjo pajisje e bazuar në shkencë dhe teknologjinë më të fundit, nuk është pa rrezik, por është një alternativë më e mirë për këdo që dëshiron të vazhdojë të përdorë nikotinën
Vendosni objektiva realiste
Qëndroni me këmbë në tokë. Zbërtheni projektet në detyra më të vogla dhe të menaxhueshme dhe krijoni plane afatgjata dhe afatshkurtra. Vlerësojeni veten për çdo arritje gjatë ditës, sado e vogël qoftë. Kjo mund të rrisë motivimin dhe entuziazmin tuaj.
Shënim: Ky është një artikull promocional dhe ekskluziv për Anabel.al.