Lëkura

‘Barbie Botox’: Çfarë duhet të dini për fiksimin e ri në TikTok

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2023

‘Barbie Botox’: Çfarë duhet të dini për

Filmi “Barbie” duket se është futur në çdo aspekt të jetës së grave, nga dieta e aktores Margot Robbie që interpreton rolin kryesor në film, tek veshjet, aksesorët, trajtimet e bukurisë dhe gjithçka tjetër rreth kukullës së famshme.

Tani, është momenti i #barbiebotox, procedura kozmetike që po qarkullon në TikTok dhe ka mbi  11.4 milionë shikime nga momenti i publikimit për ato gra që duan qafë të hollë dhe elegante si të kukullës që vazhdon të mrekullojë gratë kudo në botë.

‘Barbie Botox’: Çfarë duhet të dini për

Barbie Botox u krijua nga influencuesja amerikane Isabelle Lux nga Florida, e cila rrëfeu përvojën në rrjetet sociale dhe ndau një video me ndjekësit pasi iu nënshtrua trajtimit. Operacioni konsiston në përdorimin e toksinës botulinum (botoks), ndërsa mjeku dermatolog Maurizio Benci shpjegon për Vanity Fair se çfarë është kjo procedurë, kohëzgjatja, efekti dhe pasojat e mundshme negative.

Procedura e Barbie Botox

Toksina botulinum është substanca kryesore e barbie botox. “Është një molekulë që vepron në relaksimin e muskujve të qafës, duke bllokuar veprimin e një lënde kimike të njohur si acetilkolina, përgjegjëse për tkurrjen e muskujve,” shpjegon Maurizio Benci. “Substanca injektohet në muskul dhe ajo bën që sistemi muskulor në këtë zonë të relaksohet, të zvogëlohet në vëllim, duke e bërë qafën të duket më e gjatë dhe më e hollë. Në këtë mënyrë qafa merr një pamje të ngjashme me atë të kukullës klasike,” vijon dermatologu.

‘Barbie Botox’: Çfarë duhet të dini për

Kur shihen rezultatet e para pas trajtimit

Pas një jave nga injeksionet mund të vini re rezultatet e para, ndërsa dobësimi i qafës zgjat pak më shumë. Rezultati mund të zgjasë maksimumi tre muaj. Për këtë arsye, duhet ta mendoni mirë vendimin për nisjen e këtij trajtimi që do investim në kohë dhe financa.

‘Barbie Botox’: Çfarë duhet të dini për

Efekte anësore

Nëse aplikohen doza të gabuara në qafë gjatë këtij trajtimi, kjo mund të paralizojë plotësisht muskujt e të gjithë zonës, duke ndikuar negativisht në aftësinë për të mbajtur kokën lart, ose për të lëvizur shpatullat, duke shkaktuar probleme në lëvizjet normale të kokës dhe shpatullave.

Burimi: Vanity Fair