Në kulturën ballkanase diskutohet shpesh raporti që nënat kanë me djemtë dhe duket se modelja Arbenita Ismajli është dakord me mendimin që djemtë e Ballkanit janë totalisht të varur nga nënat e tyre dhe këto të fundit kujdesen për ta si të ishin fëmijë.
Në Instagram Story, modelja postoi një foto ku shfaqet personazhi vizatimor SpongeBob, i cili ushqen me qumësht Squidward-in. "Nënat ballkanase me djalin e papunë 25-vjeçar" shkruhet në foto.
“Ç’të them më tepër?” pyet Arbenita.
Postimi mund të jetë krejt i rastësishëm, por nuk përjashtohet as mundësia e të qenit një thumb për Feron, ish-partnerin e saj 26-vjeçar. Ky i fundit, pak ditë më parë tha se “gratë e veshura por që priren të duken të zhveshura” nuk do të hyjnë në xhenet dhe gjithashtu sqaroi raportin me Arbenitën.
“Unë jam një musliman tani dhe nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Ne kemi secili jetët tona dhe respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por unë sot jam një musliman dhe nuk kam asnjë raport me të. Ajo zgjodhi jetën e saj," tha ai
Për më shumë detaje mbi raportin mes tyre, klikoni artikujt e mëposhtëm:
- Fero sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me Arbenitën
- Fero thotë se tani, e do gruan 200 herë më shumë se më parë O.o
- Fero njofton largimin nga muzika, sepse do t’i përkushtohet fesë islame
- Arbenita reagon (në mënyrë indirekte) për marrëdhënien me Feron
- Pas akuzave për dhunë, Fero dhe Arbenita shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit
- Flet avokati i Arbenitës: ‘Ajo po ndihet e kërcënuar’
- Fero shpërthen ndaj Arbenitës: “Mos u viktimizo përmes vajzës”
- Arbenita reagon pas arrestimit të Feros: ‘Unë besoj në drejtësi’
- Arrestohet Fero? Dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar Arbenitën