Bota

Për herë të parë në botë: Kirurgu operon pacientin nga kompjuteri i zyrës së tij

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2023

Për herë të parë në botë: Kirurgu operon pacientin

Robotë në vend të kirurgëve, pajisje elektronike në vend të bisturive dhe mjeteve në sallën e operacionit...Bota e mjekësisë po shkon në një tjetër hap zhvillimi falë teknologjisë.

Kjo ka ndodhur për herë të parë në qytetin e Barit në Itali, ku një kirurg operoi pacientin përmes teknologjisë 5G nga kompjuteri i zyrës së tij.

Pacienti ishte një burrë 53 vjeç që sipas mjekëve vuante nga distrofia epiteliale e Cogan-it, një patologji që shkakton turbullim të shikimit, dhimbje të syve dhe këputje të trupit. Ndërhyrja u krye me sukses dhe ky konsiderohet si operacioni i parë i kirurgjisë korneale i menaxhuar në distancë nëpërmjet lidhjes 5G.

Për herë të parë në botë: Kirurgu operon pacientin

Pacienti në sallën e operacionit, kirurgu në zyrën e tij, kjo është tabloja e kësaj ndërhyrjeje në distancë e kryer në poliklinikën e Barit. Kjo duket se do të jetë e ardhmja e kirurgjisë jo vetëm në Itali, Europë, por edhe në botë. Robotë në vend të kirurgëve, pajisje elektronike në vend të bisturive dhe së fundmi një operacion në distancë ku kirurgu as e prek me duar dhe as e sheh pacientin nga afër, përveçse virtualisht.

Procedura, e mundësuar falë infrastrukturës së avancuar teknologjike dhe mjeteve specifike, hap horizonte të reja për mjekësinë e së ardhmes.

Ky është rekordi i thyer nga poliklinika e Barit e cila arriti të kryejë për herë të parë në histori një operacion në distancë të kornesë së syrit.

Burimi: La Repubblica