Shtëpia

Si të organizoni ‘sirtarin e gjërave të panevojshme’: 5 këshilla të vlefshme

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2023

Si të organizoni ‘sirtarin e gjërave të panevojshme’:

Të gjithë ne e kemi një të tillë në shtëpi dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Një sirtar i mbushur me gjëra të panevojshme, ku keni shtuar shpesh sende, objekte apo gjëra të ndryshme nga jeta e përditshme, mund të kthehet lehtësisht në një “kosh mbeturinash”. Por, nëse ju e organizoni siç duhet, nuk ka asnjë arsye që ta ktheni atë në një kosh. Madje, nuk është e nevojshme as që të caktoni një orë gjatë fundjavës apo një ditë të caktuar në kalendar për të bërë pastrime, kur mund të bëni nga pak çdo ditë.

Gjërat e panevojshme

Fatura, qese ushqimesh, kartëvizita të rastësishme, do t'i gjeni të gjitha në sirtarin e gjërave të panevojshme. Epo, është koha për ta kthyer atë në normalitet. Sipas organizatores profesioniste Amy Vance që flet për LivingEtc: "Sistemimi i këtij sirtari është gjëja më e thjeshtë nga ku duhet të filloni pastrimin pa u menduar gjatë”. Procesi merr vetëm pak minuta dhe ju mund t’i riktheni pamjen normale sirtarit tuaj.

Sende të thyera

Pavarësisht nëse jeni duke rregulluar një kuzhinë ose duke organizuar një dhomë gjumi, disa teknika sistemimi janë të vërteta. Çdo gjë që është thyer deri në pikën që nuk mund të riparohet më duhet të hidhet. Shpesh njerëzit mbajnë kufje që mezi punojnë ose telefona të vjetër që nuk i përdorin prej kohësh, këto artikuj duhet të hiqen nga sirtarët. Pasi të mësoni të hiqni gjithçka që nuk i shërben një qëllimi të caktuar, do të zbuloni se shtëpia juaj do të duket më e pastër dhe më e sistemuar.

Si të organizoni ‘sirtarin e gjërave të panevojshme’:

Sende që nuk e kanë vendin në sirtarë

Ka shumë gjëra që nuk e kanë vendin në sirtarin ku ju zakonisht i gjeni. Çelësat për shembull janë pjesë e rrëmujës, kabllot dominojnë sirtarin e gjërave të panevojshme, ndaj është e drejtë që t’u gjeni atyre vendin e duhur. Organizatorët profesionistë këshillojnë t'i mbani kordonët të organizuar duke i lidhur me ngjitëse dhe duke i mbajtur në një kuti të vogël. Vendosja e tyre në vendin e duhur do i bëjë sirtarët të duken të zbrazët dhe të rregullt.

Gjithçka që nuk është thelbësore

"Gjëja e parë që përpiqem t'u them klientëve është të ndalojnë së referuari një sirtar si një vend me gjëra të panevojshme," thotë organizatorja profesioniste, Mary Jo. Në vend të kësaj, le ta quajmë sirtari i shërbimeve! Ne duam që sirtari të ketë një qëllim. Tani është koha për të hequr çdo gjë që nuk është thelbësore. Pasi të keni nxjerrë gjithçka nga sirtari, do të jetë më e lehtë të shihni se çfarë keni, për çfarë keni nevojë dhe më e rëndësishmja gjërat që nuk i përdorni.

Si të organizoni ‘sirtarin e gjërave të panevojshme’:

Kopjet e shumta

Një nga gjërat më të shpejta për të hequr nga shtëpia janë kopjet e shumëfishta të disa gjërave. Zgjedhja e artikujve që mund t'i keni në disa kopje do të zvogëlojë sasinë e gjërave të panevojshme që mbizotëron hapësirën tuaj dhe do ta bëjë atë shumë më të menaxhueshme.

Burimi: LivingEtc