Showbiz dhe TV

“Love Island Albania”: Ish-i i bashkohet garës, por konkurrenti bën sikur s'e njeh

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2023

“Love Island Albania”: Ish-i i bashkohet garës, por konkurrenti
Mbrëmë, një bombshell i ri iu shtua garës së “Love Island Albania”. Xhesika, një vajzë e re, 28 vjeç, energjike dhe me synime të qarta, e cila jeton në Londër, hyri brenda vilës së famshme të dashurisë dhe menjëherë pati reagime, sidomos nga Denisi, i cili është ish-i dashuri i saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)

Denisi u bë pjesë e garës disa ditë më parë dhe gjëja e fundit që priste, me siguri ishte ish-e dashura në të njëjtin program me të, sidomos pasi ata u ndanë pak para se Denisi të hynte në “Love Island Albania”.

Para se Xhesika të prezantohej me ‘ishullorët’, Luana s’e kurseu një provokim për Denisin dhe i tha atij që të mirëpriste ‘bombshellin’ e ri. Denisi shkoi dhe u surprizua jo pak, duke shkaktuar edhe shumë të qeshura në studio, me shumë gjasa, edhe tek ti që po e shihje programin. Reagimi i parë i Denisit? Iu prezantua Xhesikës sikur s’e kishte fare idenë se kush ishte ajo, me justifikimin se ‘donte të bënte pak të vështirin’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)

Luana tha se ata kishin aplikuar të dy në të njëjtën kohë dhe pse jo, u bënë të dy pjesë e programit. Xhesika tregoi edhe arsyen e ndarjes, duke u shprehur: “Denisi nuk kishte kohë të më përkushtohej, pasi ishte i përkushtuar te masteri. Masteri quhej “Love Island Albania” dhe unë thashë po e bëj dhe unë jam që jam”. Sipas Denisit, lidhja e tyre zgjati 8 muaj dhe ata kishin kaluar shumë kohë së bashku.

Për hyrjen e Xhesikës pati reagime të ndryshme. Disa prej ‘ishullorëve’ mendojnë se historia e saj me Denisin do ta penalizojë në program.
 
Gjithsesi, sido që të shkojë ky raport, ne jemi gati për drama!