Të famshmit zakonisht dalin mirë në fotot profesionale ose kur fotografohen nga paparacët. Sigurisht, që photoshop-i luan një rol të rëndësishëm hera-herës, por ka edhe një teori në internet.
Njihet si “mewing” dhe është një teknikë që forcon nofullën. Mewing realizohet duke mbajtur gjuhën te qiellza për të krijuar një pamje më të theksuar të nofullës dhe mjekrës.
Dentistja Zainab Mackie (@drzmackie) shpjegoi në TikTok se mewing është një ushtrim që bëhet duke vendosur gjuhën te qiellza dhe duke e rrafshuar gjuhën me pjesën e sipërme të gojës.
@drzmackie #stitch with @Jihoon Kim does mewing fix your jawline? #dentist #mewing #jawline #smilemakeover #teethwhitening ? original sound - Your TikTok Dentist
Mund të shihni fotot ilustruese të mëposhtme për të kuptuar më mirë se ç’duhet të bëni me gjuhën.
Gjithashtu, bëni disa prova para pasqyrës për të parë nëse funksionon.