Kinema & TV

Tragjedia e nëndetëses Titan do të bëhet film

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2023

Tragjedia e nëndetëses Titan do të bëhet film

Tragjedia e nëndetëses Titan, që tërhoqi vëmendjen globale, do të bëhet film.

Filmi, i titulluar “Salvaged", do të vijë nga producenti E Brian Dobbins, merita më e fundit e të cilit ishte komedia horror “The Blackening”.

Ai po punon me MindRiot Entertainment, një kompani që gjithashtu po bën një dokumentar për Kyle Bingham, ish-drejtorin e misionit të OceanGate, kompania që prodhoi nëndetësen dhe organizonte ekspedita te rrënojat e Titanikut.

"Tragjedia e Titan-it të kujton fatkeqësinë e anijes kozmike Challenger të vitit 1986: është një tragjedi që nuk do ta harroj kurrë," tha një përfaqësues i MindRiot Entertainment.

Shën.red. Më 28 janar 1986, anija Challenger u shpërbë 73 sekonda pas fluturimit të saj, duke vrarë të shtatë anëtarët e ekuipazhit në bord.

Tragjedia e nëndetëses Titan do të bëhet film

Tragjedia e Titan-it, ku pesë burra humbën jetën pasi nëndetësja humbi kontaktin me sipërfaqen dhe u shtyp për shkak të presionit, u bë një lajm ndërkombëtar në qershor. Sipas Deadline, filmi thuhet se do të mbulojë "periudhat para, gjatë dhe pas tragjedisë pesëditore".

Skenaristi Jonathan Keasey është shprehur se filmi do të ndalet te “cikli i pandërprerë mediatik, 24/7 që dënon dhe shkatërron jetët e kaq shumë njerëzve.”

Ai shtoi: “E vërteta është gjithçka që ka rëndësi. Dhe bota ka të drejtë të dijë të vërtetën, gjithmonë, jo karremin e turpshëm të ngjeshur në fytin tonë nga ata që kërkojnë pesë minuta famë.”