Celebrity

5 veprimet që bën Jennifer Aniston për të qëndruar në formë, në moshën 54-vjeçare

Shkruar nga Anabel

1 Tetor 2023

5 veprimet që bën Jennifer Aniston për të qëndruar
Getty Images

Jennifer Aniston, 54 vjeç, ka treguar sekretet e saj që e bëjnë të qëndrojë në top formë. Në intervistën e zhvilluar me CR Fashion Book, aktorja rrëfeu 4 rregullat që ndjek për të qenë gjithnjë në formë.

5 veprimet që bën Jennifer Aniston për të qëndruar
ZOEY GROSSMAN

1. Pi shumë ujë
2. Bën aktivitet fizik
3. Mundohet të konsumojë ushqime të freskëta, me vlera ushqyese
4. Mundohet të flejë sa më shumë
5. Monitoron programet që sheh në TV

5 veprimet që bën Jennifer Aniston për të qëndruar
ZOEY GROSSMAN

“Unë pi shumë ujë, e lëviz trupin çdo ditë, ha ushqime ‘të plota’ dhe të freskëta dhe fle sa më shumë. Kjo pjesa e fundit është pak sfiduese, por është e rëndësishme. Ndihem sikur kur nuk fle, nuk kam pushuar mjaftueshëm”, tha aktorja.

5 veprimet që bën Jennifer Aniston për të qëndruar
ZOEY GROSSMAN

Ajo shtoi edhe se për hir të mirëqenies, kujdeset që të jetë më përzgjedhëse për programet që sheh në televizor, në mënyrë që të mbrojë shëndetin e saj mendor. “Bota jonë po kalon nëpër ca ndryshime dhe mua kjo më intereson shumë, por ndonjëherë, mendoj se është e rëndësishme që ta fikim zhurmën”, u shpreh ylli i “Friends”.
 
Artikuj të sugjeruar: