
Grimes, ish-partnerja e Elon Musk, ka paditur ish-CEO-n e Twitter (X), për një çështje që lidhet me tre fëmijët e tyre.
Claire Boucher, e njohur si Grimes paraqiti më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni një peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore me fëmijët, shkruhet në dokumentet gjyqësore, të siguruara nga Page Six.
Kërkesa synon që gjykata të identifikojë prindërit ligjorë të një fëmije, kur ata janë të pamartuar.
Elon nuk i është përgjigjur ende peticionit, ndërsa Grimes nuk ka kërkuar ende mbështetje për fëmijët, apo të drejtat e kujdestarisë.
Ndonëse dokumenti i çështjes është publik, dosjet janë vulosur; megjithatë, nuk duket se bashkëthemeluesi i Tesla-s i është përgjigjur peticionit të Grimes.
Grimes, 35 vjeç dhe Musk, 52, kanë pasur një marrëdhënie on & off, derisa i dhanë fund marrëdhënies së tyre në shtator të vitit 2021.
Ata janë prindër të tre fëmijëve, X Æ A-Xii, Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus.
Artikuj të sugjeruar: