Lufta me pagjumësinë, orët e munguara të gjumit, cilësinë e tij janë shpesh në diskutime nga ekspertët.
Nëse jeni gati për gjumin e bukurisë, atëherë duhet të jeni gati edhe për hashtagun që po kthehet viral në TikTok #PineappleHacks, i cili numëron mbi 3.7 milionë shikime. Duket se pak ananas mjafton për një gjumë të mirë dhe të qetë.
“Ananasi është një nga ushqimet që ka një nivel të arsyeshëm të melatoninës natyrale,” tha terapisti i gjumit Dave Gibson.
Melatonina është një hormon i prodhuar nga truri në përgjigje të errësirës dhe kjo ndihmon ritmet cirkadiane të një njeriu brenda 24 orëve.
Terapisti thotë se melatonina që gjendet tek ananasi mund të çlirohet në qarkullimin e gjakut të një personi, duke nxitur rregullimin e orës së brendshme të ciklit gjumë-zgjim.
Në një numër postimesh virale nën hashtagun #PineappleHacks, shihen prindërit duke u dhënë fëmijëve të tyre një fetë ananas para gjumit.
"Hani ananas para gjumit nëse e keni vështirë të flini," shkroi nutricionistja Emma Leigh. “Ananasi rrit melatoninën në trup me 240%, ndaj konsumi i tij para gjumit ju ndihmon që të flini më shpejt dhe bëni gjumë më të rëndë”.
Burimi: New York Post