Hapa të vegjël që çojnë në rezultate që çdo grua do i donte, sidomos kur bëhet fjalë për flokët! Ka kaq shumë gjëra elementare që mund të përmirësojnë shëndetin e flokëve dhe pa nxjerrë asnjë lekë nga xhepi.
Anabel Kingsley, konsulente e VIP-ave për çështjen e flokëve foli për Harper’s Bazaar dhe ndau tetë këshilla të vlefshme për të pasur super flokë, pa asnjë kosto financiare.
#1 Thajini flokët me peshqir, por mos i fërkoni sepse kjo shkakton ashpërsim të kutikulës dhe ngatërrim të flokëve.
#2 Shmangni grumbullimin e flokëve në majë të kokës kur laheni në dush. Në vend të kësaj, masazhojeni mirë kokën me duar përpara se ta shpëlani.
#3 Zbërtheni çdo fije në gjatësitë e flokëve, sidomos kur janë të lagur sepse ky zakon nuk i dëmton kur i krihni.
#4 Asnjëherë mos i ndani majat e flokëve. Sa më të hollë dhe të brishtë të jenë flokët, aq më shumë i dëmtoni ato.
#5 Nuk ka nevojë të përdorni furçë për lëkurën e kokës për të masazhuar skalpin. Majat e gishtave janë mjetet më të mira dhe aspak agresive për flokët.
#6 Mos i thani flokët me nxehtësinë në maksimum. Nëse është e mundur, zgjidhni ajrin sepse është mënyra më natyrale për t’i tharë ato.
#7 Mos shpenzoni para për shampo që pretendohet se parandalojnë rënien e flokëve. Kujdesuni për një dietë ushqimore të pasur.
#8 Mos neglizhoni mëngjesin. Në të gjitha vaktet, sigurohuni që të merrni mjaftueshëm proteina pasi ato ushqejnë dhe forcojnë flokët tuaj.
Burimi: Harper’s Bazaar