Sara Hoxha tregoi në “S’e luan Topi” për prishjen e raportit miqësor me Dafina Zeqirin.
“Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë sepse nuk kam dashur ta bëj më të madhe seç është, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish-të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri dhe këtë jam e bindur që e ka ndjerë dhe Dafina,” u shpreh Sara.
“Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë.”
“Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një postim i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit, nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon. Vërtet që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Sa herë e kam takuar, ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë.”
“Jo [nuk do të doja ta flisja me të]. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, le ta mendojë ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar që gjerat nuk janë ashtu siç i mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që [t’ia thonë diçka të tillë]. Unë i uroj gjithë të mirat,” përfundoi Sara.
View this post on Instagram
Bëhet fjalë për postimin ku Dafina pyeti ndjekësit: “Cila është pjesa e preferuar e këngës ‘Si mua’?”. Ledri shkroi në koment:” Ti kom dhon krejt.”
Kujtojmë se në këngën “E keni dit”, Ledri këndon “Ti kom dhon krejt / Ti kom dhon krejt / Ama loqk m'le vetëm”. Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë: “Se ti kam dhon krejt / Mi ke dhon krejt / Ama sot prap vetëm."
Më pas, ata fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe Dafina pretendoi se të dy, Ledri dhe Sara, e kanë përdorur emrin e saj për vëmendje. Për më shumë detaje, lexoni artikujt e mëposhtëm: