TV Mania

Ilda dhe Stiv pranojnë që janë në një lidhje

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2023

Ilda dhe Stiv pranojnë që janë në një lidhje

Ilda dhe Stiv, dy konkurrentët që nisën një njohje në “Love Island Albania” dhe u larguan njëri pas tjetrit nga reality show, konfirmuan se po vazhdojnë raportin e tyre jashtë.

Të pyetur nga moderatorja Luana Vjollca nëse janë në një lidhje, ata të dy e pranuan dhe shkëmbyen një puthje në studio.

“Po, jemi të lidhur, por për momentin nuk po bashkëjetojmë,” tha Stiv.

Ilda dhe Stiv pranojnë që janë në një lidhje

Ish-konkurrentët u panë bashkë në një bar në kryeqytet ku dukeshin më të afërt se kurrë.

Ilda dhe Stiv pranojnë që janë në një lidhje

Ilda ishte e para që vendosi të largohej nga “Love Island” me dëshirën e saj. Në fillim të tetorit, Stiv la vilën e dashurisë pasi nuk e zgjodhi asnjë nga vajzat. Menjëherë pasi doli nga vila dhe mori telefonin, ai postoi nje telefonatë me video me Ildën duke nënkuptuar se raporti mes tyre do të vijonte.