Instagramming

Duket ndryshe? Sara flet për ndërhyrjen në fytyrë: ‘Më kanë tallur shumë njerëz’

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2023

Duket ndryshe? Sara flet për ndërhyrjen në fytyrë:

Nëse ju ka rastisur të shihni profilin dhe intervistat e fundit të Sara Hoxhës dhe të keni vënë re një ndryshim në fytyrë, atëherë nuk jeni gabuar. Po, ka diçka ndryshe.

Përmes një videoje në Instagram, Sara shpjegoi se ka korrigjuar me botoks gummy smile – shfaqja e tepërt e mishrave të dhëmbëve në buzën e sipërme.

“Më shkruajnë shumë njerëz pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botoks sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh të mos më dalin mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen,” u shpreh ajo.

Sara shtoi se ka mundësi që të mos e bëjë më si ndërhyrje, por nuk premton dot.

“Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet,” tha ajo duke qeshur.

Për të kuptuar ndryshimin:

Sara para ndërhyrjes me botoks

Duket ndryshe? Sara flet për ndërhyrjen në fytyrë:

Sara pas ndërhyrjes me botoks

Duket ndryshe? Sara flet për ndërhyrjen në fytyrë: