Jemi mësuar të flasim për angazhimet e saj si supermodele në botën e showbizit e modës, apo së fundi si anëtare e jurisë së “Miss SHBA 2023”, po Emina Cunmulaj shpesh ka treguar përmes intervistave apo postimeve në rrjetet sociale se di të jetë e ndjeshme kur bëhet fjalë për kauza të rëndësishme.
Ditët e fundit, konflikti i përgjakur mes Izralit dhe grupit Hamas që ka shkaktuar me qindra viktima nga të dyja palët, mes tyre dhe shumë fëmijë, ka marrë vëmendjen mediatike të gjithë botës, por njëherësh edhe atë të shumë personazheve publikë që kanë reaguar përmes postimeve në Instagram.
Modelja shqiptare ka qenë një prej tyre që ka reaguar me mesazhe për luftën Izrael - Hamas. Përmes një postimi në Intastory, Emina thotë se e gjithë kjo situatë e ka lënduar shumë ndaj ka vendosur të heqë dorë për një periudhë të pacaktuar nga rrjetet sociale.
Ajo shkruan: “Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më! Njerëzit po vdesin dhe mes tyre shumë të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”.
Vendimi i fundit për të hequr dorë nga rrjetet sociale, përveç ndikimit që e gjithë kjo luftë mund të sjellë në botë, mund të lidhet edhe me ndjeshmërinë që Emina mund të ketë specifikisht me situatën. Kujtojmë e origjinën e bashkëshortit të modeles, biznesmenit Sam Nazarian. Ai është hebraik me origjinë, më saktë hebre pers (pasardhës të hebrenjve që kanë qenë të lidhur me Perandorinë Persiane, shteti pasardhës i së cilës është Irani i sotëm).