Zamira Kita, e ftuar në “Wake Up” i dha fund dilemës që ka shqetësuar njerëzit ditët e fundit, e cila lidhet me mungesën e Ledrit në promovimin e “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Sara, partnerja e tij, luante rolin e Arias.
E pyetur nga Eni Shehu se cila ishte arsyeja e mungesës së Ledrit, Zamira u përgjigj: “Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por Ledri nuk kishte mundësi që të vinte. Sigurisht, ata kanë shumë ngarkesë, aktivitete, data”.
Eni e pyeti se si mund të mungonte në këtë event kaq të rëndësishëm dhe Zamira iu përgjigj se në fakt, janë disa evente të mëdha, madje edhe në Prishtinë. “Do të zgjedhë një prej këtyre eventeve”, u shpreh Zamira.

Ajo dha një përgjigjje edhe për partnerin e Oltës, i cili gjithashtu s’ishte prezent në tapetin e kuq. “Po ishte Dori në sallë, nuk e di…”, tha ajo, ndërsa moderatori konfirmoi që ai ishte në sallë.
Aktorja tha edhe se bashkëshorti i saj mungoi, për shkak të ngarkesës dhe do të jetë në Korçë.
Pra, marrim frymë thellë dhe çlirohemi! Ledri ka edhe punët e veta! Me shumë gjasa do ta shohim në premierën në Prishtinë.
Artikuj të sugjeruar: