Eja shohim pak Tv

Pas tradhtisë, Aleksandros i kërkon falje Uedës: “Jam sjellë si idiot”

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2023

Pas tradhtisë, Aleksandros i kërkon falje Uedës: “Jam

Tradhtia e Aleksandrosit ndaj Uedës, u shfaq live në prime-n e së dielës, përmes një videoje, shihej se Aleksandros puthej me Eridën. Ndonëse Aleksandros tha se ai dhe Ueda kishin rënë dakord të ishin single, sërish u interpretua si tradhti, pasi ata shfaqeshin shumë të afërt.

Sot, pas gjithë dramës së krijuar, Aleksandros i kërkoi falje Uedës, duke i thënë se “është sjellë si idiot”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)

“Dua të të kërkoj falje se u solla si idiot me ty. Isha super gabim”, tha ai, duke shtuar se nuk duhet ta kishte bërë karshi një vajze me karakterin e Uedës. Ai tha se: “Nuk dua të më shohësh si një armik. Ndihem sikur më ke inat”, ndërsa konkurrentja theksoi se nuk e sheh aspak si të tillë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)

Megjithatë, Ueda sërish vendosi kufij dhe i tha se nuk do të rikthehet pas, sepse e ka bërë tanimë shumë herë: “E kam shumë të vështirë që të fal sepse më duket sikur kthehem sërish pas, sepse një situatë e tillë më ka ndodhur jashtë. Nuk mundem, nuk më pëlqen një gjë që përsëritet.”

Veprimi i Aleksandrosit solli shumë kritika, sidomos pas raportit që kishte krijuar me Uedën. Menjëherë pas videos, vajzat kritikuan edhe Eridën, sepse sipas tyre, hyri në mes të një çifti.

Nga ana tjetër, Aleksandros dhe Ueda janë ndër çiftet më të preferuar nga publiku dhe kimia mes tyre është e këndshme dhe e pamohueshme. S’e dimë si do të shkojnë ngjarjet, por ne jemi këtu për t’ju përditësuar.

Artikuj të sugjeruar: