Kinema & TV

Me syze të trasha dhe triko leshi: Angelina Jolie nuk njihet në rolin për filmin e ri

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2023

Me syze të trasha dhe triko leshi: Angelina Jolie nuk njihet në rolin

Vemë bast se ju nuk do e njihnit aktoren e famshme, pas fotove që po qarkullojnë nga shesh-xhirimi për flimin e ri “Maria”.

Me syze të trasha dhe triko leshi: Angelina Jolie nuk njihet në rolin

Angelina Jolie është transformuar tërësisht në pamje për të intepretuar me mjeshtëri në rolin kryesor të sopranos legjendare, Maria Callas. Kritikët e filmit thonë se bëhet fjalë për një prodhim biografik, ku Jolie ka rolin kryesor. Regjisori me origjinë kiliane Pablo Larraín thotë se filmi do të trajtojë jetën e solistes legjendare dhe kontroverse, e cila shpesh përshkruhet si "diva e parë". Bazuar në rrëfime të vërteta, filmi "Maria" do të tregojë historinë e trazuar dhe tragjike të këngëtares lirike gjatë ditëve të fundit të jetës në Paris. 

Me syze të trasha dhe triko leshi: Angelina Jolie nuk njihet në rolin

Me syze të trasha dhe triko leshi: Angelina Jolie nuk njihet në rolin

Angelina shfaqet me syze me xham të trashë e me një kostum leshi dhe këto janë vetëm disa imazhe të fiksuara në rrugët e Parisit gjatë momenteve të xhirimeve. “Të tregosh më shumë për historinë e Maria-s dhe me një skenar nga Steven Knight, është një ëndërr,” u shpreh Jolie.

Me syze të trasha dhe triko leshi: Angelina Jolie nuk njihet në rolin

Maria Callas ishte një soprano e lindur në SHBA nga dy prindër grekë, e cila ishte një nga këngëtaret më të njohura dhe më me ndikim të operës në shekullin e XX. Shumë kritikë vlerësuan teknikën, zërin dhe interpretimet e saj dramatike. Ajo vdiq më 16 shtator 1977, në moshën 53-vjeçare, në shtëpinë e saj në Paris, pas një ataku kardiak.