Fero dhe Arbenita kanë rindezuar debatin e tyre. Fillimisht, Fero publikoi në Instastory një deklaratë ku shprehej se mes tij dhe ish-partneres ka marrë fund gjithçka.
“Mes meje dhe ish-partneres ka marrë fund gjithçka. Falenderimi i takon Allahut, i cili përpos që rregullon çështjet e adhurimit, rregullon çështjet familjare, ku secili përcaktohet të jetojë në formën e rangut të tij. Dhe unë e kam të përcaktuar të jetoj në suaza të fesë sime dhe për këtë, falenderoj Allahun, i cili me mëshirën e tij nxjerr errësirat e devijimit ata që e do në dritën e besimit”.
Më pas, vijoi:
“Domethënë, unë kam të drejtë ta shoh vajzën time vetëm 3 orë në javë dhe me orar të caktuar sipas ligjit të Kosovës (padrejtësive të gjykatës të korruptuar me avokatë). Domethënë, vajza ime i bie të jetë si një e huaj për mua. Allahu i dënoftë zullumqarët me ndëshkimin më të rreptë të mundshëm".
Fero i dha edhe një mesazh të bijës:
“Vajza ime! Kur të rritesh ti, kjo do të jetë dëshmi për ty. Babi edhe në burg kur ka qenë të ka përkujtuar me mall, përmes fotografive, por edhe pasi ka dalë nga burgut, të përkujton me mall pas fotografive. Nuk e kam të lehtë pa ty, ashtu si nuk e kam të lehtë të jem me ty. Por duhet të dish që për babin je gjithmonë më e mira dhe babin ke për ta pasur në çdo hap të jetës. Qoftë larg, apo pranë teje! Lutjet e mia, shpresoj tek Allahu, që do të jenë në mbrojtjen tënde, edhe pas vdekjes sime.
Më pas, ai bëri edhe një llogari se sa do ta shohë të bijën:
“1 muaj – 12 orë; 6 muaj – 72 orë; 1 vit – 144 orë. Domethënë në total, gjithë vitin 144 orë i bie të jenë 6 ditë. 6 ditë mund ta shoh vajzën për gjithë vitin! Për 5 vjet i bie 30 ditë ta shoh vajzën time. Për 10 vjet, o bie 60 ditë. Që bëjnë 2 muaj për 1 dekadë? Drejtësia në Kosovë? Korrupsioni në Kosovë?”.
“20 vjet – 4 muaj; 40 vjet – 8 muaj; 60 vjet – 1 vit”.
Ai shtoi: “Tani, 100 vjet, ende s’po arrijnë ta kalojnë 1 vit. Edhe prapë flasim për të drejta të barabarta?”.
Arbenita, nga ana tjetër, ka bërë një reagim të gjatë në Instastory, ku shkroi:
“Përshëndetje njerëz të dashur! Siç e dini, vazhdimisht jam munduar që jetën time private ta mbaj larg Instagram-it dhe rrjeteve sociale. Fatkeqësisht, duhet të flas sepse abuzimi mental nga ish-partneri, si dhe nga ata persona që e ndjekin dhe nuk e njohin se kush është në të vërtetë. Kam jetuar me atë person 5-6 vite dhe besoj që pak a shumë e di më mirë se ju kush është!”
Arbenita shtoi:
“Është një thënie: “Edhe kripa duket si sheqer”. Nuk dua të zgjas shumë sepse u teprua….Para se t’i lejohej ish-partnerit tim kjo vizita 3 orë në javë, ia kam mundësuar vizitat pa rregulla, të lira nga unë personalisht, edhe pse në dokumente citon vetëm 3 orë në jaë. A e dini që ky person po e anashkalon të shkuarën, nuk i nënshkruan dokumentet e divorcit dhe dëshiron një lidhje me zor? A e dini që mosnënshkrimi i dokumenteve nga ana e tij më dëmton shumë në punë dhe të ardhurat e mia e të mos flas për anën psikike dhe familjare? I kam kërkuar e lutur që të vijë në gjyq që të vendoset vizita e lirë për të kundrejt vajzës, Ninës”.
Postimi vazhdon:
“Por, pa sukses, sepse ky person nuk dëshiron të dëgjojë dhe dëshiron vetëm që të më bëjë dëm mua, duke e shfrytëzuar pikën e dobët – Ninën". (Ajo i drejtohet edhe Feros): "Pra, para se të viktimizohesh, mendoji sjelljet dhe vendimet e tua, sepse ato të kanë sjellë sot ku je ti, në raport me vajzën!", për të vazhduar: "Fatkeqësisht, unë vetëm po i rezistoj kësaj lufte që më ka shpallur”.
Modelja foli edhe për aludimet se janë rikthyer:
“Shumë njerëz po flasin për bashkimin tonë, gjasme jemi bashkuar sepse na kanë fotografuar. Unë nga ana ime, u mundova prapë të bisedoj, ta lë të kaluarën mbrapa dhe të bashkëpunojmë si prindër të ndarë për hatër të vajzës, mirëpo, ai vazhdimisht mendonte se ishte një shpresë nga unë për t’u ribashkuar”.
Arbenita i bëri edhe një kërkesë ndjekësve:
“Sidoqoftë, kam edhe një kërkesë për publikun. E di që është e vështirë, por ju lutem ofendimet dhe sharjet mbajini për vete. As nuk më njihni e as nuk i keni problemet e mia. Nëse prapë shoh që personi në fjalë shkruan vazhdimisht për mua, do ta marr si dëmtim imazhi dhe do të përballet me ligjin e Kosovës. Në fund të fundit, mua nuk më bëhet vonë se çfarë mendimi kanë njerëzit që më ndjekin vetëm për të shfaqur urrejtje. Për mua, rëndësi ka vetëm vajza ime në këtë çështje dhe e di që një ditë do të rritet dhe do ta kuptojë vetë se cili prind ishte gabim. Faleminderit!”.
Përballja e tyre vjen pas kërkesës publike për ribashkim nga Fero, i cili më pas e fshiu atë.
Ish-çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të ndërlikuar. Fero u arrestua pas dhunoi Arbenitën, më pas, ai njoftoi se do të tërhiqej nga muzika, për shkak se do t’i përkushtohej fesë islame. Që prej asaj kohe, kanë pasur disa përplasje dhe kunja në llogaritë respektive në Instagram, për të mbërritur te kjo përballje serioze.