Ky sezon i ri nuk ngjan aspak me vjeshtën në fakt, por me një verë tipike me temperatura të larta që duket se ka “nxehur” edhe situatat në botën e showbiz-it. Më shumë se për projektet e reja muzikore, artistike apo formatet televizive, kjo vjeshtë do të mbahet mend për përplasjet dhe dramat e shumta. Ne po ju sjellim një përmbledhje nëse ju ka rastisur të jetoni në shpellë këto kohë.
Po Dafina dhe Sara ç’patën?
Mjaftoi vetëm një koment i Ledrit që të ndizte “gjakrat” mes dy vajzave, më konkretisht partneres së tij Sara Hoxha dhe ish-it, Dafina Zeqiri. “Goditjet” virtuale mes dy vajzave nuk qenë goxha direkte. Njëra nuk e kupton hatërmbetjen e tjetrës, ndërsa Dafi i kërkoi Sarës që të kujdeset për burrin...
Për më shumë detaje, lexoni: Drama Dafina – Sara & Ledri: Këngëtarja ka një tjetër reagim
Beatrix dhe Alban Ramosaj “sulmohen” nga Albano Bogdo
Në programin e tij të ri në Vizion Plus, “Albano Show”, aktori komik u shpreh: “Ai e di ti kush është Alban Ramosaj? [Alban Ramosaj] është ai tipi që i q** motrën Donaldi në ‘Big Brother’” duke ndezur shumë kritika në rrjet. “Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit e mbi të gjitha, shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo, i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato me krenari, duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”,” iu përgjigj ndër të tjera Beatrix.
Për më shumë detaje, lexoni: Albano i kërkoi falje Beatrix, por sërish, ia doli ta bëjë situatën më keq
Melinda Ademi ironizon Dafinën
Një postim i Melinda Ademit në Threads u konsiderua thumb kundrejt Dafina Zeqirit. Dafina shkroi në Threads: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.” “Ti veç feministe s’je”,” ironizoi Melinda.
Për më shumë detaje, lexoni: ‘Ti veç feministe s’je’: Melinda pranon që po, e kishte me Dafinën
Konflikti i Feros dhe Arbenitës
Fero dhe Arbenita rindezën debatin e tyre dhe së fundmi, ish-reperi paralajmëroi se do të padisë Arbenitën për rrëmbim të vajzës nëse ajo largohet nga Kosova. Situata është e ndërlikuar, por nëse nuk jeni përditësuar, klikoni këtu.
Përplasja mes Ina Kollçakut dhe Ilir Shaqirit
Në spektaklin “Dancing with the stars”, konkurrentja Ina Kollçaku pati një përplasje me kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin, mbi komentet e këtij të fundit për balerinin që e shoqëron në skenë, Eltionin, me të cilin Iliri ka pasur disa debate gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 1”. Ina u shpreh se nuk do ta lejonte që Iliri të diskutonte për Eltionin, ndërkohë që sipas saj, duhet të merret me të si konkurrente, jo balerinin.
Për më shumë detaje, lexoni: Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin: ‘Këtu nuk është Big Brother’
Ç’ndodhi mes Lori Balës dhe Sardit?
“Do të doja që Sardi të kërcente më shumë. Nuk është mjaftueshëm. Nuk je i impenjuar në performancë,” i tha Lori Sardit pas kërcimit në “Dancing with the stars”. “Lori ka qenë vjet konkurrente dhe nuk mendoj që e ulur në atë karrige duhet të flasë diçka për hir të karriges që ka,” u përgjigj ai. Pas kësaj, Bala reagoi në Instagram.
Për më shumë detaje, lexoni: Lori Bala reagon pas debatit me Sardin
Ironia e Luiz Ejllit për Eno Popin
Eno Popi u shpreh në “Wake up” se Luizi do të këndonte në puntatën e parë të “Dancing with the stars” këngën e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe do të shoqërohej në skenë nga fisi i gruas (referuar Sara Hoxhës dhe Luixhinos duke qenë se në film Sara është familjare e personazhit të Olta Gixharit, gruas së personazhit që luan Luizi). Batuta nuk u prit mirë nga Luizi, që në DWTS i tha se pret që filmin ta shohë edhe fisi i gruas së Enos nga Kanadaja. “Po do vijnë, se janë fansa të Oltës,” iu përgjigj Popi.
Ç’ka mes Luizit dhe Arbanës?
Prej kohësh është aluduar në media se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre. Luizi, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër e konfirmoi se ka një krisje në marrëdhënien mes tyre.
Për më shumë detaje, lexoni: Luizi i përgjigjet pyetjes nëse ka një krisje në marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin
Ndahen Ledri dhe Sara?!!!
Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, pas mungesës së Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara u shfaq si aktore. Përpos kësaj, intervista e Sarës në “Më lër të flas” – ku sipas njerëzve u prek disi kur u pyet për mungesën e Ledrit dhe reagoi e sikletosur – bëri që në shumë komente të përflitej se ata po kalonin një krizë. Në një postim në Instagram, Sara la të nënkuptohet se gjithë çfarë shohim në rrjete sociale është vetëm një anë e asaj që njerëzit zgjedhin të ndajnë me të tjerët.
Për më shumë detaje, lexoni: Sara Hoxha u përgjigjet me stil zërave për marrëdhënien e saj me Ledrin