Një përpjekje që ndërthur punën e tij me gjestin e adhurueshëm të një babai që kujdeset për vajzën e vogël.
Mark Zuckerberg i ka treguar botës sesi e bën gërshetin e flokëve të së bijës me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Në videon e postuar në Instagram, Zuckerberg shfaq pjesën e pasme të kokës së të bijës, teksa pyet përmes syzeve inteligjente: “Hey Meta, si ta bëj gërshetin?” dhe një zë i shpjegon gjithë procesin në tri hapa: krih flokët, ndaji në tri pjesë, kalo pjesën e djathë në mes, më pas të majtën dhe vazhdo.
View this post on Instagram
Në fund, ai e lidh gërshetin e përfunduar të së bijës me aq vështirësi sa duket qartë se nuk e ka bërë kurrë më parë këtë gjë me flokët e vajzës (Zuckerberg ka tri vajza). Si hap i fundit, ai u kërkon syzeve të bëjnë një foto të rezultatit dhe t'ia dërgojnë Priscilla-s, gruas së tij.
E thamë që në krye të herës, që e gjithë kjo video ka dy mesazhe që dalin në pah: puna e përditshme e trurit të Facebook-ut dhe përpjekja për t’u dukur një baba shembullor që i bën gërshetin e flokëve të bijës. Nuk e dimë se cili mision fiton mes të dyjave, por me shumë mundësi ky i dyti triumfon!