Instagramming

Ç’ndodhi mes Unikkatil dhe Arbenitës?

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2023

Ç’ndodhi mes Unikkatil dhe Arbenitës?

Modelja Arbenita dhe reperi Unikkatil duket se kanë pasur një “përplasje” virtuale, një situatë që është e paqartë se si nisi.

Fillimisht, nëpër shumë portale qarkulloi një screenshot i një bisede të pretenduar mes Unikkatil dhe Arbenitës. Sipas mediave, ishte Arbenita ajo që postoi foton e bisedës.

“Hey, kam një ide që mund të të ndihmoj të heqësh stresin dhe duke respektuar privatësinë tënde të plotë. Premtoj,” lexohej në mesazhin e supozuar të dërguar nga Unikkatil. “Po, patjetër. Para kësaj, dua të porosis një picë me kërpudha të lutem? Është e preferuara ime," i përgjigjej Arbenita.

Ç’ndodhi mes Unikkatil dhe Arbenitës?

Siç e thamë, ky screenshot i bisedës së pretenduar mes tyre qarkulloi në shumë media dhe të gjitha raportuan se ishte modelja ajo që e publikoi në Instagram. Anabel nuk ka mundur të verifikojë nëse kjo gjë është e vërtetë.

Fero, ish-partneri i Arbenitës, i ka bërë diss reperit Unikkatil duke e quajtur “picaman” (sepse sipas tij, Unikkatil punon si picier).

Në një përgjigje në Instagram, Unikkatil shkruan se për të funksionuar të tilla lajme të rreme, duhet të kishin vendosur edhe shenjën blu që tregon se llogaria e tij është e verifikuar. Në foton e bisedës, shenja blu nuk shfaqet.

“Pizza ju blej sa të doni për ndihmë humanitare, por nuk di t’i bëj,” ironizon ai.

Ç’ndodhi mes Unikkatil dhe Arbenitës?