Instagramming

Unikkatil tha se mesazhet janë "të rreme": Reagon Arbenita

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Unikkatil tha se mesazhet janë "të rreme": Reagon Arbenita

Dje, një “debat virtual” i papritur ndodhi mes Arbenitës dhe Unikkatilit. Modelja aludoi se ai i kishte shkruar në DM dhe reperi i quajti mesazhet “të rreme”, pasi nuk shfaqet shenja (tick) e verifikuar e Instagram-it.
 
Megjithatë, Arbenita reagoi sërish, duke publikuar një screenshot, ku shfaqet emri i Unikkatilit me tick-un në fjalë. “Isha offline kur u përgjigja. Qëndroju fjalëve të tua, burrec. U ngatërrove me vajzën e gabuar! Qëndroju veprimeve të tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe shihe se si i ul vajzat shqiptare. Djalë, mirupafshim”, shkroi ajo, duke shtuar edhe një emoji me miush.

Unikkatil tha se mesazhet janë "të rreme": Reagon Arbenita
 
Debati i tyre nisi pasi Arbenita publikoi mesazhet e dërguara nga Unikkatil. “Hey, kam një ide që mund të të ndihmoj të heqësh stresin dhe duke respektuar privatësinë tënde të plotë. Premtoj,” lexohej në mesazhin e supozuar të dërguar nga reperi. “Po, patjetër. Para kësaj, dua të porosis një picë me kërpudha të lutem? Është e preferuara ime," i përgjigjej Arbenita.

Unikkatil tha se mesazhet janë "të rreme": Reagon Arbenita

Nëse jeni kuriozë pse modelja përmendi picën, na lejoni t’ju ndriçojmë. Fero, ish-partneri i Arbenitës, i ka bërë diss reperit Unikkatil duke e quajtur “picaman” (sepse sipas tij, Unikkatil punon si picier).

Në Instagram, Unikkatil shkroi se për të funksionuar të tilla lajme të rreme, duhet të kishin vendosur edhe shenjën blu që tregon se llogaria e tij është e verifikuar, pasi në foton e bisedës së publikuar, nuk shfaqej shenja blu.

Unikkatil tha se mesazhet janë "të rreme": Reagon Arbenita