TV Mania

E përlotur, Edona James flet për jetën e vështirë dhe paragjykimet

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2023

 E përlotur, Edona James flet për jetën e vështirë dhe

Edona James është një ndër 20 personazhet që konkurrojnë në edicionin e dytë të “BBVK”. E njohur edhe si “transgjinorja e parë”, Edona ka treguar mbi vendimin e saj për të ndryshuar gjini, si dhe vështirësitë me të cilat është përballur ajo dhe nëna e saj.
 
Në prime-n e djeshëm, Edona tregoi se sot ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën, por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Ajo u largua nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, për të shkuar në jetimore dhe për më shumë se 4 vite, s’e ka parë të ëmën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)


Edona tha se e ëma e ka lindur në moshën 14-vjeçare atë dhe se është përballur me shumë paragjykime, si dhe me një martesë të detyruar, pa dashuri. Konkurrentja tha se ka qenë shumë e vështirë për nënën që të përballej me shumë paragjykime dhe për gjininë e Edonës. “Nëna e ka ditur gjithnjë se doja të isha vajzë”, tha ajo, duke shtuar se nëna nuk thoshte asgjë kur vishte fustane, por fqinjët i thoshin që “ta bënte djalë me zor”.
 
Në momentin kur iku në jetimore, nëna e ka ditur se ku ndodhej Edona dhe se shteti ia ka marrë të drejtën për t’u kujdesur për të. Konkurrentja shtoi se nëna e ka pranuar gjithnjë në zemër, por njerëzit që e rrethonin, e detyronin të sillej në tjetër mënyrë. 

Ajo tregoi momentin e ritakimit me të ëmën, pas më shumë se 4 vitesh. E ëma e pa me pamje të ndryshuar, pasi Edona kishte marrë hormone dhe kishte bërë operacione. Ato janë takuar në autobus dhe e ëma i tha se ishte bërë e bukur.
 
“Unë i shkruaja letra dhe i thoja që e doja, për të mbajtur kontaktet dhe ajo m’i ka kthyer letrat”, tregoi Edona.
 
James tregoi edhe për dhunën dhe gjykimet që ajo ka marrë gjatë tranzicionit të saj. Në një fragment, tregoi se burri i tezes e ka rrahur shumë keq dhe kur e pa më vonë, tha që “ka hyrë gjynah në të”, duke shfaqur pendesë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)


Edona theksoi se e ka pasur gjithnjë në mendje të jetë vajzë dhe s’e asgjë s’ia ka ndryshuar mendjen.
 
Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë, ajo tregoi se nëna është shkëmbyer me bagëti dhe është martuar që 13 vjeç. “Nëna më thotë që kur të kam lindur ty, kam qenë vetë fëmijë”, u shpreh Edona, duke theksuar se me të, tanimë, ka një marrëdhënie si me një motër.

Artikuj të sugjeruar: