Kylie Bieber, Kendall Jenner, Jennifer Lopez, Camila Morrone dhe shumë vajza dhe gra të tjera të famshme në Hollywood, përveçse të suksesshme në fushat e tyre, kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët: grimieren.
Mary Phillips është grimierja që kujdeset për dukjen e tyre përpara sesioneve fotografike dhe eventeve të ndryshme, duke u siguruar që ato të duken të kuruara deri në detajin më të vogël. Ndaj kjo është edhe arsyeja pse, kur profesioniste si Phillips ndajnë sekrete profesionale, ne mbajmë shënime.
Kësaj radhe, grimierja ndau një video në llogarinë e saj në TikTok duke zbuluar se si aplikon lapsin e buzëve për t'i bërë ato të duken shumë herë më të plotë. Sekreti, sipas saj, qëndron në vijëzimin e buzëve, por për një rezultat sa më natyral, teknikën e aplikon vetëm në qendër, ndërsa në cepat e buzëve ndjek linjën natyrale.
Më tej, ajo e shpërndan produktin me anë të një furçeje, duke e sfumuar në mënyrë mjaft natyrale. Pastaj, perfeksionon konturimin e buzëve me pak korrektor dhe shton një shkëlqyes për më shumë volum.
Ju mund të zgjidhni lapsin tuaj të preferuar dhe nuancën që dëshironi, por teknika ideale mbetet kjo:
@makeupbymaryphillips the lip liner technique i prefer to use! everyone has a different preference and that’s ok ? let me know if you have any questions! #liplinertutorial #overlininglips #liplinerhack #makeupartist #maryphillipstechnique #oscars2023 ? Lo-fi hip hop - NAO-K
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: