Instagramming

Arbenita vijon ironitë për Unikkatilin dhe thotë se ‘nuk e shet Feron te armiqtë e tij’

Shkruar nga Anabel

25 Tetor 2023

Arbenita vijon ironitë për Unikkatilin dhe thotë se ‘nuk e

Arbenita duket se ende nuk e ka mbyllur "konfliktin" me Unikkatil. Këtë herë, modelja vijoi me thumbimet në TikTok.

Në një video, ajo përshkruan se si duket tani që "shkatërroi egon e një burri".

Në shumë komente, njerëzit e vlerësojnë për reagimin e saj, ndërkohë që të tjerë e kritikojnë. Dikush e quan Arbenitën pick me girl, term që përdoret për të përshkruar një grua që bën gjithçka për të fituar vëmendjen e burrave.

"Pick me që nuk shita babanë e vajzës sime te armiqtë e tij?" i përgjigjet modelja.

Arbenita vijon ironitë për Unikkatilin dhe thotë se ‘nuk e

Dikush tjetër e konsideron si "të sikletshme" videon e saj. "E sikletshme që demaskova një burrë me familje që më dërgonte mesazhe me pinky promises? Po, nëse kjo të bën të ndihesh më mirë, ok."

Arbenita vijon ironitë për Unikkatilin dhe thotë se ‘nuk e

Debati i tyre nisi pasi Arbenita publikoi mesazhet e dërguara nga Unikkatil. "Hey, kam një ide që mund të të ndihmoj të heqësh stresin dhe duke respektuar privatësinë tënde të plotë. Pinky promise," lexohej në mesazhin e supozuar të dërguar nga reperi.

Pinky promise - është një gjest që praktikohet më së shpeshti tek fëmijët që përfshin kapjen e gishtërinjve të vegjël të dy njerëzve për të nënkuptuar që është bërë një premtim.

"Po, patjetër. Para kësaj, dua të porosis një picë me kërpudha të lutem? Është e preferuara ime," i përgjigjej Arbenita. Modelja përmendi picën sepse Fero, ish-partneri i saj, i ka bërë diss reperit Unikkatil duke e quajtur "picaman" (sepse sipas tij, Unikkatil punon si picier).

Në Instagram, Unikkatil shkroi se për të funksionuar të tilla lajme të rreme, duhet të kishin vendosur edhe shenjën blu që tregon se llogaria e tij është e verifikuar, pasi në foton e bisedës së publikuar, nuk shfaqej shenja blu.

Megjithatë, Arbenita reagoi sërish, duke publikuar një screenshot, ku shfaqej emri i Unikkatilit me tick-un në fjalë. "Isha offline kur u përgjigja. Qëndroju fjalëve të tua, burrec. U ngatërrove me vajzën e gabuar! Qëndroju veprimeve të tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe shihe se si i ul vajzat shqiptare. Djalë, mirupafshim," shkroi ajo, duke shtuar edhe emoji-n e një miu.