Pasi Alketa Vejsiu njoftoi se së shpejti do të rikthehet "X Factor Albania", nëpër shumë media kanë qarkulluar emra të anëtarve të jurisë.
Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar, por përfliten tre emra.
Bleona Qereti: Blerona ka qenë pjesë e jurisë edhe në "X Factor 4".
Arilena Ara: Ky pozicion do t'i qëndronte mirë Arilenës duke iu referuar faktit se ka qenë pjesë dhe fituese e konkursit muzikor dhe gjithashtu ka përvojë si anëtare jurie në "The Voice of Albania", një format disi i ngjashëm me "X Factor".
Ylli Limani: Ylli Limani nuk ka përvojë në spektakle të tilla si juri, por ai ka marrë pjesë në "The Voice of Albania" si konkurrent dhe shkoi deri në gjysmëfinale.
"X Factor Albania" do të rikthehet për të gjithë talentet e reja, pas ndërprerjes në edicionin e katërt. Sezoni i parë u transmetua në vitin 2012, ndërsa i fundit në 2015-n. Konkurrentët që fituan çmimet e para janë Sheila Haxhiraj, Arilena Ara, i ndjeri Ergi Dini dhe Edea Demaliaj.