
Prej kohësh në internet ka qarkulluar teoria se Taylor Swift është biseksuale dhe ka qenë e lidhur në mënyrë sekrete me disa mikesha të saj. Ajo ka reaguar përmes prologut të albumit të saj "1989 (Taylor's Version)", duke i shuar këto zëra.
Ajo thotë se edhe kur flirtonte apo takohej me burra, sërish njerëzit mendonin dhe thoshin se ajo flinte me ta. "Takimet, flirtimi dhe gjithçka tjetër përdorej kundrejt meje nga një kulturë që thoshte se besonte në çlirimin e grave, por në mënyrë të vazhdueshme më gjykonte me kodet e ashpra morale të epokës viktoriane", duke shtuar se e njëjta gjë ndodhte edhe kur ajo dilte me mikeshat e saj, pasi sërish marrëdhënia e saj me to seksualizohej.
"Nëse do dilja vetëm me miket e mia, njerëzit nuk do ta seksualizonin, apo jo? Më vonë mësova se njerëzit mundeshin dhe do e bënin", theksoi ajo.
Taylor Swift speaking on "gaylor" agenda
— tia. (@swiftcrumbs) October 26, 2023
"if i only hung out with my female friends people couldn't sensationalize and sexualise that right" pic.twitter.com/LOzf3agj58
Kjo s'është hera e parë që njerëzit dyshojnë për orientimin seksual të këngëtares. Ajo ka adresuar teorinë e fansave në një intervistë me Vogue në shtator të vitit 2019. Tay shpjegoi se thjesht do të bëjë ca kryevpera muzikore dhe se mund të advokojë për një komunitet ku nuk bën pjesë, referuar komunitetit LGBTIQ+.

Thashethemet nisën për herë të parë pasi Taylor nisi të shoqërohej me Dianna Agron në vitin 2010. Vajzat u bënë shpejt mikesha dhe Tay i dedikoi asaj një këngë në albumin "Red". Ato, pas ca kohësh nuk u shoqëruan më. Këngëtarja sqaroi se jo, nuk ishte e lidhur me aktoren dhe më vonë, në maj të vitit 2023, Agron gjithashtu mohoi pretendimet, duke thënë se dedikimet në këngë ishin për shkak të frymëzimeve që vinin nga raporti miqësor i të dyjave.
Artikuj të sugjeruar: