Moderatori Arjon Muça, i cili ka preferuar ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike lidhjen e tij të dashurisë, thuhet se është bërë baba për herë të parë.
E motra e Arjonit, në një postim tashmë të fshirë, shkroi:
“Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça. Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës time. Të duam pafund.”
Burime të sigurta thonë për Anabel se Arjoni është bërë vërtet baba. Ne kontaktuam me moderatorin, por nuk kemi marre ende një përgjigje.