Vdekja e papritur e aktorit Matthew Perry shokoi mbarë botën, sidomos adhuruesit e sitcom-it “Friends”. Ndonëse ishte i njohur më së shumti për rolin si Chandler Bing, aktori nuk donte të mbahej mend për “Frriends” dhe këndvështrimi i tij nga jep një mësim të vlefshëm mbi përparësitë tona në jetë.
Në vend të "Friends", ai donte të mbahej mend për diçka shumë më domethënëse: angazhimin për të ndihmuar të tjerët të luftojnë varësinë nga alkooli dhe substancat narkotike.
Me fjalë të tjera, në jetë, ndikimi që kemi në mirëqenien dhe emocionet e njerëzve është shumë më i madh se çdo vlerësim ose arritje e shënuar në CV. Mënyra se si i bëni të tjerët të ndihen është më shpërblyese se çdo gjë tjetër.
Qasja e Perry-t duket sikur na sfidon që të rivlerësojmë prioritetet tona. Shpesh, presionet shoqërore dhe pritshmëritë e jashtme formojnë qëllimet që kemi. Megjithatë, mund të reflektojmë për çfarë ka vërtet rëndësi për ne.
Në botën që ndryshon me ritme të shpejta, është e lehtë të përfshihesh nga ambicia “e pamëshirshme” për sukses, famë, para, pushtet etj. Këndvështrimi i Perry-t na nxit të ngadalësojmë pak dhe të vlerësojmë momentet domethënëse në jetë.
Çfarë doni që njerëzit të thonë për ju në funeralin tuaj? A doni që të tregojnë histori sesi qëndruat mbi 10 orë në zyrë duke punuar? Apo në sa shumë ngjarje familjare munguat për shkak se ishit të përkushtuar me punën? Me siguri që jo. Mënyra se si dëshironi t’ju mbajnë mend të tjerët, do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje më të mira.