Familja e Gjestit ka reaguar pas episodit të paprecedentë të regjistruar spektaklin e gjysmëfinales të “BBVA”, ku Jozi goditi këngëtarin. Përmes një reagimi në rrjete sociale, motra e Gjestit falenderon të gjithë njerëzit që janë shqetësuar dhe kanë mbështetur këngëtarin në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.
“Në pamundësi për t’i kthyer gjithë mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni treguar për të”-ka shkruar Blerina.
Akti i papranueshëm ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë, ku pas eliminimit Jozi gjuajti në mënyrë të papritur me shpullë Gjestin. Menjëherë ai u shoqërua nga uniformat blu, ndërsa vetë produksioni kërkoi falje për një ndër momentet televizive më të paprecedenta në historinë e këtij formati.
Më shumë rreth situatës së krijuar: