Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Nëntori është një muaj i përqendruar te paratë, tek investimi, shpenzimi, pagimi i borxheve dhe më e rëndësishmja: Të gjesh mënyra se si të bësh para. Kjo tendencë nisi që prej eklipsit hënor te Demi, më 28 tetor dhe ndriçoi shtëpinë tënde të 8, atë të parave.
 
Gjatë këtij muaji do të shlyesh ca detyrime, por mos u shqetëso shumë për këtë, sidomos gjatë fillimit të muajit. Mund të marrësh një bonus, një vlerësim dhe shpërblim, apo një shumë të madhe parash. Burimi nuk është i rëndësishëm, në këtë rast.
 
Nëse je në një proces gjyqësor, verdikti mund të jetë në favorin tënd, pasi eklipsi i fundit të tetorit, sjell shumë të mira në fillim të nëntorit. Neptuni bashkëvepron me Hënën e plotë dhe të sjell një çmim të shumëpritur. Hëna, në shenjën tënde, përqëndrohet direkt te karriera, ndaj mos u çudit nëse të vijnë oferta për një punë më të mirë.
 
Urani do të kundërshtojë diellin dhe ngjarje të ndryshme qiellore do të ndikojnë në shenjën tënde, duke të bërë që të shpenzosh ca para. Hëna e plotë në Akrep do të jetë paksa e vështirë dhe një situatë e papritur do të të shfaqet përpara.

Nëntori është ndoshta momenti kur ti përfiton nga një mundësi e re pune, ose nis biznesin tënd, për të implementuar një ide që të rri në kokë prej muajsh. Ka shumë mundësi që do të të shpalosen para syve dhe për këtë do të kujdeset Urani, planeti i çuditshëm që sjell vetëm të papritura.

Mos nënshkruaj kontrata dhe marrëveshje financiare gjatë këtij muaji. Nëse është e mundur, shtyji për në fillim të dhjetorit, sepse është një moment më i mirë për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në projekte të mëdha.

Për disa ditë, deri nga mesi i muajit, do të hasesh me situata të paqarta, të cilat nuk do të të lejojnë të shohësh se si është rruga para teje. Do të të duhet të gjykosh dhe të marrësh vendime doemthënëse. Marsi në Akrep mund të të dëmtojë pak financiarisht, duke bërë që të shpenzosh para më shumë se ç’e ke menduar, por ti, me kokëfortësinë tënde, do të gjesh mënyrat e duhura për ta ulur dozën e shpenzimeve dhe për ta përballuar me mençuri këtë muaji.

Në fund të nëntorit, do të kesh mundësi që të bësh pak pushim, pasi Hëna e plotë në 27 nëntor (plus, minus 5 ditë) të këshillon të ngadalësosh. Me vete, në një pushim të shkurtër do të marrësh edhe një vajzë. Këto pushime do të jenë aktive dhe do të kesh dëshirën e madhe që të shkëputesh nga gjithë kaosi i këtij muaji dhe të merresh me veten.

Pavarësisht se sa sfidues do të jetë nëntori, do të mbyllet në mënyrën e duhur. Përgatitu për një dhjetor festiv, fantastik!

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Ok, duhet ta pranojmë që jo çdo muaj është i thjeshtë. Ti ke ecur nëpër një rrugë të mbushur me pengesa, eklipse të njëpasnjëshme dhe sfida të reja. Gjithashtu, u ndikove edhe nga eklipsi i Hënës në Dem, por ndërsa hyn në nëntor, sërish do e kesh mendjen te disa çështje serioze romantike, te një partner kryeneç, i cili mund të jetë shpirti binjak me të cilin ti dëshiron ta kesh gjithnjë në krahë.

Por, eklipsi mund të ketë ndikuar edhe në një skenar tjetër: Një marrëdhënie jo romantike, por e fuqishme mes teje dhe një partneri biznesi, agjenti, apo menaxheri. Gjithsesi, gjatë këtij muaji mund të vendosësh të martohesh me personin e zemrës dhe nëse je martuar, mund të hapësh një kapitull të ri, ose mund të marrësh ca të mira nga një partner i rëndësishëm në biznes. Cilido qoftë skenari, ti do të përfitosh.
 
Hëna e re e këtij muaji do të ndodhë në shenjën tënde dhe në ditët në vijim do të kuptosh se në cilën trajektore do të shkosh me njerëz që vërtet të duhen në jetë. Urani do të jetë në një pozicion paksa të vështirë, por ti ki besim, pasi Hëna e re do të të ndihmojë që të rregullosh marrëdhëniet dhe të heqësh qafe gjërat që nuk funksionojnë për ty. Ndonjëherë, lidhjet sjellin palumturi, bëhen toksike dhe aspak produktive, ndaj universi detyrohet të këpusë këto lidhje.
 
Një dramë dhe dhimbje e kaluar mund të rikthehet. Kjo, mund të prekë aspektin sentimental, ose atë të karrierës. Megjithatë, bëj shumë durim, pasi për 2javë, do të ndodhë Hëna e plotë në Binjakë, e cila fokusohet te çështjet financiare dhe paratë. Nëse jeni në proces divorci apo i keni dhënë fund marrëdhënies me një ortak, apo ekspert, do të jeni duke diskutuar ndarjen e aseteve, pronave dhe parave.
 
Nëse bashkëshorti/ja, apo një ortak ka bërë shpenzime apo po shpenzon nga paratë e tua dhe ti s’ke qenë në dijeni, do të jesh tani. Ka të ngjarë që të konsultohesh me një avokat për të zgjidhur probleme të tilla.
 
Saturni do të jetë në një kënd të vështirë me Marsin, Diellin dhe Hënën, ndaj prioriteti yt do të mbetet familja dhe fëmijët. Plutoni, sundimturi yt, do të sigurojë situatën nga pozicioni i tij në fund të tabelës. Kjo do të thotë se shtëpia dhe familja do të jenë të mbrojtur.