Këtë muaj, me shumë gjasa do të përfundosh një projekt shumë të rëndësishëm. Hëna do të lidhet me çështjet financiare dhe kjo do të thotë se një shumë e majme parash do të vijë drejt teje.
Duhet të kesh parasysh se jo çdo gjë është ashtu siç duket. Pranë teje ka njerëz që të kanë zili dhe që duan të vjedhin të gjithë vëmendjen dhe pushtetin tënd. Këta njerëz po planifikojnë gjëra në “hije” dhe me shumë gjasa, janë ca armiq sekretë. Bëji sytë katër, që të mbrosh veten dhe karrierën tënde.
Një person mund të ketë si qëllim që të marrë punët e tua dhe të sulmojë reputacionin tënd. Në mesin e muajit, ky person do të zbatojë planin, por nuk do të zbulojë identitetin. Megjithatë, Jupiteri do ta mbrojë punën dhe reputacionin tënd, ndaj nuk ke arsye madhore që të shqetësohesh, thjesht ji vigjilent ndaj gjërave që do të ndodhin përreth, metodave të personit dhe qëllimeve të tij/saj.
Ti do kërkosh drejtësi dhe me të drejtë, por kjo do të marrë ca kohë. Në kërkesat e tua do të të ndihmojë edhe Plutoni. Edhe Hëna e plotë, e cila do të ndodhë më 27 nëntor, është një ngjarje mjaft interesante, e cila do të zgjidhë misteret e mesit të muajit. Hëna e plotë nxjerr në dritë informacione të reja dhe të mundëson që të rimarrësh kontrollin e situatës.
Në këtë aspekt, kjo Hënë e plotë e 27 nëntorit do të sjellë një dritë brilante për dashurinë, ose për biznesin. Një dëshirë shumë e shtrenjtë për ty, në lidhje me partnerin ose me një ortak biznesi, do të realizohet. Mirëpriti mundësitë e reja, por mos i harro njerëzit që të kanë qëndruar pranë në të gjithë këtë muaj të vështirë.
Ky muaj do të përqendrohet te miqësitë dhe dashuria. Hëna e plotë në Dem ka ndikuar shumë në sektorin romantik. Me shumë mundësi, ke takuar (ose do të takosh) një person të ri, interesant dhe magjepsës. Nëse tanimë je lidhur me këtë person, mund ta çosh në një tjetër nivel. Ndërkohë, nëse ende s’e ke njohur personin special, mos i thuaj “jo” ftesave. ;)
Vendi i takimit me këtë person mund të jetë një festë apo mbledhje. Mund të jetë edhe një interes i ri romantik që do të lindë në ambientet e zyrës. Takimi mund të vijë edhe si rrjedhojë e një daljeje me miqtë, ndaj siç të thamë, mos refuzo ftesa.
Nëse je i/e lidhur, eklipsi i Hënës së plotë më 28 tetor, një konfigurim i rrallë, e lidhi dashurinë me martesën. Partneri apo basshkëshorti do të të dhurojë emocione të reja dhe një surprizë emicionuese.
Një gjendje e re dhe elektrizuese, e ardhur nga Urani, planeti i befasive, do të të mahnisë. Me siguri, nëntori është muaji yt. Gjithsesi, ki parasysh që 2 javët e para të muajit do të ecin mbarë, por pas 13 nëntorit, muaji do të marrë një drejtim të ri, duke e çuar vëmendjen tënde te miqtë.
Por, ky muaj është shumë pozitiv për miqësinë, por jo edhe aq për shoqërinë. Një mik mund të të tradhtojë, duke krijuar kaos në financat e tua dhe jetën në shtëpi. Pas 13 nëntorit, njerëzit që të rrethojnë, në punë apo në shtëpi, do të ndihen të brishtë, ndaj ti bëj kujdes të mos i shtosh më shumë presionin.
Për ty mund të jetë e vështirë që një mik të tregohet jo besnik apo të të lëndojë, por duhet të jesh i/e përgatitur në çdo rast.
Neptuni, nga ana tjetër, do të përpiqet të të ndihmojë duke të të frymëzuar me ide të reja, por do të mundësojë edhe një takim sqarues me mikun që të ka lënduar. Afërdita, me gjithë Mërkurin, do të të ndihmojë që të gjesh fjalët e duhura për çdo konflikt.
Mos e lër pas dore edhe shëndetin, pasi mund të ndihesh i/e lodhur nga i gjithë muaji. Deri në Hënën e plotë më 27 nëntor, në Binjakë, Saturni do të ndërveprojë me Diellin dhe do të të bëjë të përqendrohesh në çështjen që të mundon. Por, do ia dalësh të sfidosh kaosin përreth dhe bësh më të mirën.