Celebrity

Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends” përcjellin aktorin

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2023

Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends”
Getty Images

Familjarët, të afërmit dhe kasti i “Friends”, i përbërë nga Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc and David Schwimmer. Të gjithë, nderuan aktorin Matthew Perry, i. njohur gjerësisht për rolin e tij si Chandler Bing në serialin e famshëm “Friends”.

Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends”
SplashNews
Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends”
SplashNews


Perry u gjend i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, në vaskë. Ai ishte 54 vjeç. 

Miqtë e aktorit të ndjerë, kanë reaguar më parë në një deklaratë të përbashkët, ku shpreheshin: "Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew," thanë pesë aktorët.

“Ne ishim më shumë se thjesht kolegë. Ne jemi nje familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të përballuar këtë humbje të pamatshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, si dhe kur të kemi mundësi. Tani për tani, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty-t, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends”
SplashNews

Ndërkohë, fansat e tij kanë bërë homazhe në ndërtesën legjendare ku është xhiruar seriali. Me lule, pankarta dhe të përlotur, fansat e tij udhëtuan drejt ndërtesës në cep të rrugës "90 Bedford Street", e cila shërbeu si pamja e jashtme nga apartamenti i Monica-s dhe Rachel-it, edhe pse binte shi.

Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends”
 
Vdekja e Matthew tronditi fansat e aktorit, pasi “Friends” dhe personazhi i tij “Chandler Bing” ishte shumë i dashur për të gjithë ata që e kanë parë serialin.

Artikuj të sugjeruar: