Flokët

Sofia Richie konfirmon këtë model flokësh si modelin më yll, sidomos për festa

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2023

Sofia Richie konfirmon këtë model flokësh si modelin më yll,

Bukuria e këtij modeli duket se nuk qëndron vetëm te kapja e veçantë, por edhe sa shpejt realizohet.

Sofia Richie është e famshmja më e fundit që i dha miratimin me “vulën e stilit” këtij modeli, të cilin e zgjodhi për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit, Elliot Grainge.

Flokët biondë të gjatë dhe me shkëlqim janë tërhequr lart, duke bërë një gjysmë kapje, ndërsa ondet në të gjithë gjatësinë e flokëve deri te majat “derdhen” bukur mbi veshjen e Sofia-s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sofia Richie Grainge (@sofiarichiegrainge)

Modelin e kapjes “gjysmë bisht-kali” e kanë zgjedhur edhe disa goca të tjera të famshme kohët e fundit, nga Sarah Jessica Parker deri te Rosie Huntington-Whiteley.

Fare i thjeshtë për t’u rikrijuar në shtëpi, ky model i mban flokët larg nga fytyra, plus funksionon në çdo strukturë floku.

Pavarësisht nëse vendosni fjongo apo një kapëse të thjeshtë, ju nuk mund të gaboni kurrë me këtë model!

Burimi: Glamour